Variantet e kufizimet COVID ndalin udhëtimet në fundvit! Shqiptarët festë në atdhe, emigrantët kosto udhëtimi

Për të dytin vit radhazi shqiptarët janë të kufizuar për të zgjedhur vendin se ku do të pushojnë për festat e fundvitit. Kufizimet e shteteve të huaja dhe variantet e reja të covid 19 sipas operatorëve turistikë thuajse kanë ndalur rezervimet, pasi është shtuar pasiguria.

“Me kufizimet e fundvitit, të gjitha shtetet kanë marrë kufizime të qenësishme, dhe shumë shqiptar janë stopuar për të lëvizur dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. Edhe turizmi hyrës është i stopuar pasi nuk ka siguri”, thotë Xhimi Lami, kryetar i operatorëve turistikë për hyrjet.

Nga ana tjetër të huajt stepen të vijnë në Shqipëri, pasi kostot janë rritur, për këtë arsye edhe këtë fundvit do të dominojë turizmi patriotik, pra vzitorë kryesisht nga rajoni.

"Këto turistë që vijnë në Shqipëri me certifikatën e vaksinimit, kur kthehen në vendin e tyre duhet që të kenë patjetër tampon, dhe kjo i kushtëzon dhe rrit kostot e udhëtimi”, thotë Lamaj.

Sa i takon vitit të ardhshëm, operatori turistik Xhimi Lamaj, thotë se fokusi duhet të jetë tek mjedisi.

“Çdo gjë fillon nga pastërtia. Nuk mund të flasësh për turizëm nëse s’ka pastërti. Nuk bëhet dot pastrimi me aksione por uroj që të gjenden mekanizma të tjerë, që të ketë një zgjidhje afatgjatë”, pohon Lamaj.

Viti 2021 konsiderohet i suksesshëm për turizmin, pasi u tejkaluan pritshmëritë fillestare, dhe numri i turistëve iu afrua shifrave të 2019-ës.

“Pritshmëritë ishin jo shumë të larta, por gjatë muajve të verës dhe deri në fund të tetorit patëm një fluks të udhëtimeve kryesisht individuale. Krahasuar me vitin 2020 po të thuash ishim dy ose tre herë më mirë por krahasuar me 2019 që ne e marrim si vitin turistik më të mirë, ende nuk jemi aty ku duhet”, pohon Lamaj.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja