Nga sot Franca mbyll kufijtë për Shqipërinë, Kosovën dhe për gjitha vendet jashtë BE-së për të frenuar përhapjen e COVID.
Për shkak të rritjeve të shifrave me COVID-19 dhe konfirmimit të variantit të ri Britanik dhe atij të Afrikës së jugut, Franca ka vendosur masa të reja bllokuese. Nga sot hyjnë në fuqi bllokimi dhe mbyllja e kufijve të Francës për vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe vendin tonë.
Asnjë fluturim nuk do të kryhet në Francë nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së. Prej ditësh autoritetet franceze po diskutonin për një mbyllje totale të 3-të për vendin, por duket se vendosën që kufijtë të mbyllen vetëm me vendet që nuk janë anëtare të BE-së. Kujtojmë se Franca është aktualisht në orë policore, ku lëvizja nuk lejohet pas orës 18:00, ndërsa dyqanet jo esenciale për jetesën janë të mbyllura dhe shumica vijojnë punën nga shtëpia.
Ky bllokim vjen në një kohë ku Franca vijon fushatën e vaksinimit, por me ritme të ngadalta. Gjatë 24 orëve të fundin në Francë janë regjistruar 22 858 raste te reja dhe 510 viktima nga COVID-19.
Edhe Gjermania ka mbyllur fluturimet me Britaninë, Afrikën e Jugut, Portugalinë, Brazilin dhe Irlandën për shkak të varianteve të reja të COVID.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 662
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase
22 Janar, 16:34
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
Lajçak dhe presidenti Vuçiç në Davos, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
22 Janar, 09:20
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Strohmeyer: S’e kam parë Thaçin duke dhënë urdhra
21 Janar, 16:52
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Kosovë/ 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova
21 Janar, 15:11
-
Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump
21 Janar, 14:32
Franca paska frike nga << virusi ballkanik>>!!!
PërgjigjuNa plasi trapi. Le te mbaje jevgjit e vet aty franca
PërgjigjuProblem nuk jane vendet e ballkani u ju qr .Problemin e keni mes unionit aty ndodhet vatra.Si e ka nisur Unioni per lesh po shkon gjithnje e me teper.
PërgjigjuMos ja hiq presjen. Kemi nje jete qe shohim nga unioni, unioni e ka humbur fillin e spo ja gjen anen. Ne fund te gjithe korrin cfare mbjellin