Varianti i ri i COVID/ Nga sot Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe, 14 ditë karantinë për të ardhurit

Varianti i ri i COVID/ Nga sot Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe, 14 ditë karantinë për të ardhurit

Foto ilustriese

Shqipëria ka marrë vendimin për të pezulluar nga sot fluturimet me Britaninë e Madhe, për shkak të shfaqjes së një varianti të ri të COVID-19. Lajmi është bërë me dije ditën e djeshme nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një konference me Komitetin Teknik.

Ky vendim do ka hyrë në fuqi sot në orën 06:00 dhe do të jetë në zbatim për të paktën deri në 6 janar 2021, në varësi të situatës së pandemisë. Për ata qytetarë që do të vijnë nga Britania e Madhe përmes rrugëve të tjera, e kanë të detyrueshme të karantinohen për 14 ditë.

Në Rinas për ditën e sotme ishin parashikuar tre fluturime që vijnë nga Londra: Në orën 01:25, i dyti në orën 11:20 dhe fluturimi i tretë në 11:25.

Shumë vende nga Evropa kanë ndaluar ose janë në proces për ndalimin e fluturimeve me Mbretërinë e Bashkuar pas daljes së variantit të ri të koronavirusit, për të cilin edhe pse nuk ka të dhëna konkrete, ka krijuar panik.

Ndërkaq dje ministrja lajmëroi ndryshime edhe në orën policore. Kështu nga data 24 dhjetor deri më 4 janar qytetarët janë të detyruar që të futen në shtëpitë e tyre para orës 20:30, jo 22:00 siç është aktualisht, në të kundërtën do të gjobiten sipas aktit Normativ që është në fuqi. Më pas, në 5 janar do të rikthehet ora policore 22:00. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut