Varianti i ri i koronavirusit, Manastirliu: Pezullohen fluturimet me Britaninë e Madhe, karantinë për të ardhurit në Shqipëri! Nga 24 dhjetori deri më 4 janar ora policore fillon në 20:30

TIRANË-Shqipëria i shtohet listës së shteteve që kanë marrë vendimin për të pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe, për shkak të shfaqjes së një varianti të ri të COVID-19. Ky vendim do të hyjë në fuqi në orën 06:00 të datës 24 dhjetor dhe do të jetë në zbatim për të paktën deri në 6 janar 2021, në varësi se si do të paraqitet situata e COVID. Për ata qytetarë që do të vijnë nga Britania e Madhe përmes rrugëve të tjera e kanë të detyrueshme të karantinohet për 14 ditë.

Ndryshime do të ketë edhe në orën policore. Kështu nga data 24 dhjetor deri më 4 janar qytetarët janë të detyruar që të futen në shtëpitë e tyre para orës 20:30, jo 22:00 siç është aktualisht, në të kundërtën do të gjobiten sipas aktit Normativ që është në fuqi. Më pas, në 5 janar do të rikthehet ora policore 22:00. Për rrjedhojë, nisur nga ky kufizim i lëvizjes së qytetarëve, edhe baret dhe restorantet, të konsideruara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve si një vatër e rrezikshme e përhapjes së infeksionit, do të hapen në orën 06:00-20:30.

"Sa më sipër, duke marrë në konsideratë rekomandimet e Komitetit Teknik, për të kufizuar më tej riskun e përhapjes së infeksionit si dhe riskut të lartë të shkaktuar nga varianti i ri i Sars Cov2, kemi vendosur: Pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe, duke filluar nga ora 06:00 e ditës së martë, date 22 Dhjetor, deri në datë 06 Janar. Po ashtu vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga Britania përmes rrugëve të tjera. Vendosja e izolimit të detyrueshëm 14 ditor vjen si një masë paraprake, për të shmangur këtë infeksion apo mutacion të ri të Sars-Covi2”, deklaroi ministrja Manastirliu.

Ashtu siç është bërë e ditur dhe më herët, këto do të jenë pushimet dimërore më të gjata për fëmijët. Shkolla do të mbyllet më 24 dhjetor dhe do të nisë më 11 janar, e ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije sa i përket çerdheve dhe kopshteve nuk ka një parashikim për kufizimin e datave të hapjes dhe do jetë si vitet e tjera.

Mes gjithë frikës dhe panikut që ka paraqitur shfaqja e variantit të ri në COVID, ku sipas ekspertëve përhapet më me shpejtësi, lajmi i mirë është se vaksinat që kanë dalë në treg funksionojnë edhe ndaj tij.


Lista e shteteve që kanë pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe
Shqipëria
Itali
Holanda
Belgjika
Gjermania
Austria
Franca
Irlanda
Bullgaria
Finlanda
Danimarka

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:08
Lloji i ri i COVID, Bino: Ky variant ka të njëjtën sjellje si virusi bazë, ende s'kemi të dhëna të tjera

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino ka folur për llojin e ri të COVID që është shfaqur ditët e fundit në Britaninë e Madhe. Ajo shtoi se deri më tani nuk paraqiten të dhëna se ky lloj virusi është më i rëndë se i pari, duke shtuar se ka të njëjtën sjellje si virusi bazë.

"Sa i përket virusit të identifikuar nga autoritetet e Britanisë së Madhe dua të them se është identifikuar nga Angli dhe më pak në Ëells. Është identifikuar në Danimarkë në Hollandë ka pasur raste. Deri më tani nuk ka të dhëna që ai paraqet doza të rënda të sëmundjes. Nga të dhënat që kanë tani. Bëhet fjalë për 108 persona të cilat i kanë vlerësuar.

Deri tani nuk vërehen të dhëna që ky virus të ketë shkaktuar riinfeksione të ketë një sjellje të ndryshme. Ky variant ka të njëjtën sjellje si virusi bazë. Nuk kemi të dhëna. Por ata kanë vendosur një sistem monitorimi në lidhje me irinfeksionet. Këto janë të dhëna që ne duhet ti marrim parasysh në lidhje me çështje te tjera", tha Bino.

Ora 14:55
Manastirliu: Kufizohet aktiviteti i bareve dhe restoranteve, të shmangen udhëtimet jo thelbësore

MInistrja Manastirliu në komunikimin me mediat, e shoqëruar nga përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve, u shpreh se do të kufizohet aktiviteti bareve e restoranteve nga ora 20:30-06:00 nga data 24 dhjetor deri me 4 janar. Nga data 5 janar do rikthehet kufizimi ne oren 22:0-06:00

Manastirliu apeloi të shmangen udhëtimet jo thelbvësore dhe aktivitetet jo thelbësore.

Lajmi i mirë sipas Manastirliut tha se është fakti që vaksina funksionon edhe për variantin e ri të koronavirusit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ladi: 21/12/2020 23:31

    Ty dhe kush te ka keshilluar ty,ju rafte gjeja me e keqe qe nuk mendoni per njerzit qe preken nga kjo. Vdekshi

    Përgjigju
  • Turi: 21/12/2020 21:10

    Po kta ngelen tu kopju. E dha italia rregullin. Opaaa del Rama me planin e ri.

    Përgjigju
  • Babagjyshi: 21/12/2020 20:10

    Që të kini me çfarë të merreni edhe në 2021-in. Pse, çfarë menduat ju, mbaroi 2020 dhe shpëtuam ja hodhëm, ska më maska, ska më karantinë?? Ja që u gabuat, tani kemi variantin e ri të virusit.

    Përgjigju
  • tyrjan: 21/12/2020 16:16

    i pytje...po nga ora 06:00 - 20:30 virusi bo gjo pushim e???

    Përgjigju
    • Bobi: 21/12/2020 21:08

      Nga 6 deri ne20:30 viruset Covid mblidhen te pazari e han paçe. Pas ores 20:30 dalin nga blloku per te gjujt. Per vitn e ri e kan planin ndryshe. Deri ne 24:00 festojne me shpis e pastaj dalin ne pub per tju ngjit ndonjerit.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë