Kryeministri Boris Johnson, ka deklaruar për herë të parë se varianti i ri i COVID në Mbretërinë e Bashkuar është më vdekjeprurës se i pari.
Të dhënat janë vlerësuar nga shkencëtarët e grupi këshillues të rreziqeve të variantit të ri të COVID, të cilët kanë njoftuar qeverinë.
Sidoqoftë, të gjitha provat mbeten në një fazë paraprake. Studimet kanë treguar tashmë se lloji i ri i COVID mund të përhapet më lehtë sesa versioni tjetër i virusit.
"Përveç përhapjes më shpejt, tani duket se ka disa prova që varianti i ri i COVID u identifikua për herë të parë në Londër dhe mund të shoqërohet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë", tha Johnson.
Varianti i ri i COVID duket se është rreth 30% më vdekjeprurës. Provat vijnë nga matematikanët që analizojnë trendet në numrin e njerëzve që vdesin me variantet e reja dhe ato të vjetra. Mutacioni i COVID u zbulua për herë të parë në shtator. Që atëherë është përhapur në më shumë se 50 vende të tjera.