Varianti 'Omicron', Biden shpalos planin e ri për t'u përballur me pandeminë: Do ta luftojmë këtë variant me shkencë dhe shpejtësi

Varianti 'Omicron',  Biden shpalos planin e ri për t'u përballur me pandeminë: Do ta luftojmë këtë variant me shkencë dhe shpejtësi

Presidenti i SHBA, Joe Biden

Përballë një varianti të ri e shqetësues të koronavirusit dhe potencialin të rritjes së infeksioneve gjatë dimrit, Presidenti i SHBA, Joe Biden parashtroi të enjten një strategji të re mbi pandeminë e COVID-19-s.

Në të përfshihen me qindra vende vaksinimi në dispozicion të familjeve amerikane, doza përforcuese për të gjithë amerikanët në moshë të rritur e që kualifikohen për një të tillë, urdhra të reja testimi për udhëtarët, qofshin të huaj apo amerikanë, si dhe teste falas që mund të përdoren në shtëpi, të cilat do të mbulohen nga siguracionet shëndetësore private ose që do të jenë në dispozicion në qendrat shëndetësore komunitare.

Shtytja për të zgjeruar qasjen tek testimet për COVID, është vlerësuar nga ekspertët, të cilët kanë argumentuar për muaj të tërë se mbajtja e maskave dhe testimi janë gjithashtu thelbësore, krahas vaksinimit.

Nevoja për testim do të bëhet edhe më urgjente nëse do të dilej në përfundimin se vaksinat nuk janë efektive ndaj variantit të ri të COVID-it, atij Omicron, gjë që nuk është përcaktuar ende.

"Ne do ta luftojmë këtë variant me shkencë dhe shpejtësi, jo me kaos dhe konfuzion", tha Presidenti Biden në Institutin Kombëtar të Shëndetit.

Njoftimi i zotit Biden vjen një ditë pasi Omicron u zbulua në Shtetet e Bashkuara për herë të parë, në Kaliforni. Të enjten, u zbulua një tjetër rast, tek një banor i Minesotës, i cili kohët e fundit kishte vizituar Nju Jorkun.

Vendosja nën kontroll e pandemisë shihet deri tani si detyra më e rëndësishme dhe më e vështirë e administratës Biden, një çështje që ka krijuar përçarje në vend. Gjatë fjalimit të tij Presidenti Biden trajtoi edhe temën e unitetit, duke u kërkuar amerikanëve të bashkohen rreth këtij plani. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe vetë presidenti, kanë thënë se plani synon të mbajë ekonominë dhe shkollat të hapura.

Ne kemi bërë përpara, përballë variantit Delta të COVID-19-s dhe do të ecim përpara edhe përballë variantit Omicron”, tha ai. "Dhe ne do ta bëjmë këtë të bashkuar", tha zoti Biden.

Presidenti njoftoi gjithashtu edhe rregulla të reja testimi për udhëtarët ndërkombëtarë që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke u kërkuar atyre të paraqesin prova të një testi negativ brenda 24 orësh përpara nisjes./VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat