Varianti 'Omicron', Franca përforcon kufizimet ndaj udhëtimeve nga Britania e Madhe

Varianti 'Omicron', Franca përforcon kufizimet ndaj udhëtimeve nga Britania e Madhe

Foto ilustruese

Franca njoftoi sot se për shkak të shtimit të rasteve me Covid në Britani vetëm kategori të caktuara udhëtarësh do të lejohen të udhëtojnë dhe kushdo që vjen nga Britania duhet të vetëizolohet.

Megjithatë shoferët e kaminonëve janë të përjashtuar nga kufizimet, duke qetësuar shqetësimet për vonesa të mëtejshme në zinxhirin e furnizimeve.

“Synimi është të shmangim sa më shumë të mundemi përhapjen e variantit Omicron” tha një zëdhënës i qeverisë franceze.

Në Britani varianti Omicron po përhapet me shpejtësi. Franca deri tani ka vetëm 240 raste të konfirmuara, shumë më pak se Britania.

Në bazë të kufizimeve të reja, nga Britania në Francë do të lejohen të hyjnë vetëm shtetasit francezë, ata që kanë leje të përhershme qëndrimi në Francë, ata që kryejnë funksione jetike dhe udhëtarët me qëndrim tranzit më të shkurtër se 24 orë. Rregullat e reja hyjnë në fuqi pas mesnate të premten.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet