KORÇË – Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e arrestimit të Naum Dishos në lidhje me skandalin e dhunimit të varreve në Boboshticë të Korçës në tetor 2010.
Apeli refuzoi shtyrjen e vedimit për arrestimin e Naum Dishos përmes një vendimi të formës së prerë. Gjykata e Faktit e ka dënuar Dishon me 1 vit burg.
SKANDALI
Në tetor të 2010 fshatarët denoncuan dhunimin e varrezave, brenda territorit të kishës së “Shën Mërisë” dhe ngritjen e një memoriali grekë me pretendimin se aty ishin varrosur 2 ushtarë grekë, të rënë gjatë luftës italo-greke të viteve 40. Sipas banorëve nuk ka pasur asnjë ushtar grek të varrosur, vetëm eshtrat e të parëve të tyre, 150 vjet më parë.
Mbi varre u ngrit një platformë betoni dhe u ngritën shkallë mes për mes varrezave, si dhe memorial për nder të ushtarëve grekë.Gjatë betonizimit, të varrezave për të krijuar memorialin, punëtorët nxorrën jashtë dhe eshtra. Me vendimin e sotëm Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës.
/Shqiptarja.com