Varrezat e Durrësit me koncesion, Sako: Vetëm për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e tyre, tarifat për qytetarët nuk ndryshojnë

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka vendosur t’i hapë rrugë dhënies me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes dhe ruajtjes së varrezave të qytetit, përfshirë edhe shërbimin e varrimit, me vlerë 8.8 milionë lekë. Ky vendim, i miratuar që në mars të vitit 2019, ka nisur të zbatohet nga bashkia, e cila do të hapë garën për koncesionin. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako sqaron se një masë e tillë erdhi pas ankesave të shumta të qytetarëve lidhur me mangësitë e shërbimit të varrimit.

"Kemi gjykuar se mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë që po i njëjti shërbim kryhet nga operator të jashtëm të bashkisë. Ajo që dua të theksoj është që pagesa që kanë për të bërë qytetarët e Durrësit të jetë po e njëjta pas viteve 1991 që ndërmarrjet kanë marrë një rol publik", tha Sako

Se çfarë shërbimesh do të kryejë firma që do të përzgjidhet në garën e hapur nga Bashkia e Durrësit, Sako tregon se fituesit do të realizojnë një proces të plotë të detajuar në kontratë

"Ky vendim i këshillit konsiston në mirëmbajtjen dhe ruajtjen e varrezave. Ruajtjen nga zjarri. Ruajtjen fizike që mos të ndodhin vandalizma dhe vjedhje. Si dhe do të kryhet procesi i hapjes së varreve, vendosjes së hermetike. Këto procese do bëhen nga subjekti që do të lidhë kontratën me bashkinë e Durrësit", tha Sako.

Kryetarja Sako bën të ditur se varrezat mbeten pronë publike dhe gjithçka që lidhet me investimet në varreza do t’i kryejë bashkia.

"Investimi 20 milionësh që ne do të bëjmë në varreza është shtrimi komplet i rrugës. Duam të bëjmë një strehëz për njerëzit që bëjnë ceremoni e fundit me familjarët e tyre dhe nuk do të ketë asnjë lidhje me mirëmbajtjen e varrezave ky investim", tha Sako.

Procesi për kalimin e këtij shërbimi në duart e privatit kishte nisur që në vitin 2019 por tërmeti i 26 nëntorit e kaloi në plan të dytë një vendim të tillë. Subjekti që do të fitojë garën do të kontraktohet për 1 vit me të drejtë rinovimi. Nëse ky shërbim nuk rritet cilësisht atëherë bashkia mund të kryejë një tjetër garë apo ta rikthejë shërbimin si më parë.

Dy ditë më parë PD denoncoi Bashkinë Durrës se po jep me koncesion varrezat  kryetarit të PS së degës Durrës, Luan Zaza për 376 milionë lekë duke e konsideruar një grabitje të pastër që u bëhet qytetarëve të Durrësit. PD Durrës shprehet se bashkia ka një fond prej 300 mln lekë në vit për mirëmbajtjen e tyre, por varrezat ndodhen në gjendje të mjerueshme duke shtuar se bashkia duhet të tregojë se ku shkojnë këto para.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • S’ka renesi: 02/02/2021 19:36

    Turp deri ketu arrin vampirizimi i pushtetit TURP me te me te madhe ky eshteprim kafsheror

    Përgjigju
  • Ing: 02/02/2021 18:51

    Po me gjithe ate administrate dhe kshill bashkiak nuk doli njeri ti thote ksaj bufes qe duke punsu njerez pjesa mirembajtjes zgjidhet??!!! Pse duhet me ja dhone dikujt per qoke kur shume mire mund te shtohen puntoret e nshk.

    Përgjigju
  • ùàèlkhè: 02/02/2021 18:32

    me rujt mos ikin t'deknit

    Përgjigju
  • Lexues: 02/02/2021 17:10

    Pra keta po thone: Jemi te paafte per te administruar varrezat por jemi shume te afte per te perzgjedhur firmen perfekte private qe do beje administrimin perfekt te varrezave me nje kontrate perfekte koncesionare. Po kur nuk u kerkoni dot llogari punonjesve tuaj si do tu kerkoni llogari privateve? Pastaj ku e akumuloi privati pervojen ne administrim varrezash?

    Përgjigju
  • Loni: 02/02/2021 17:06

    Obobo mandati 3 varri me pages 10 mij euro me fitu ky akoma

    Përgjigju
  • sula: 02/02/2021 17:02

    per varrezat duhet sistemuar, dhe ato qe jane me shume se 40 vjet dhe qe nuk kujdeset njeri per to duhen hequr dhe te krijohet nje krematorium,ose kush don ta mbaje duhet te paguaje nje takse qe ta mbaje akoma varrin,jane mbushur parcelat dhe nuk eshte mire,duhet si i ka bota,te vogla dhe te sistemuara si duhet

    Përgjigju
    • O pleh: 02/02/2021 18:27

      Te bukur mendje paske, tani do paguajme takse edhe per te vdekur !! Dhe per me teper ato leke tia japim privatit thua ti,se nje shteti serioz ja paguaj me qejf taksat.Ti varret e te pareve te tu merri digji ne krematorium nese ke deshire po ne te tjeret jemi njerez e jo dobica qe te mos leme rehat as te vdekurit .Turp mor partiaker m.... si jeni katandisur , te 2 palet per vota e per leke vrisni edhe prinderit tuaj .

  • Altin: 02/02/2021 16:57

    Si mund ti jepet koncesioni Luan Zazes, vete ish drejtor komunales ne bashki e i biri antar i keshillit bashkiak?! Konflikt i paster i teresi. Kur u be me leke dhe zaza i durresit qe ka qene nje zar i vangjushit? Me keta lloje zvarranikesh do e humbesh durresin o edi rama, eshte turp per durrsaket te bejne leke tipat si luan zaza ne kurriz te durrsakeve

    Përgjigju
  • durrsi forever: 02/02/2021 16:25

    jepjani lul berishes se i miremban ai

    Përgjigju
  • redi: 02/02/2021 15:52

    Koncensioni eshte korrupsion i pasyer i bashkise.Sherbimin shume mire mund ta bente shteti si deri sot.Privatizimet dhe koncensionet e sherbimeve publike jane hajdutllek,si PPP e qelbura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë