Varrezat e Durrësit me koncesion, PD: Vendim i paimagjinueshëm! Do t’i jepen kryetarit të degës së PS për 376 milionë lekë

Kryetari i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka denoncuar Bashkinë Durrës se po jep me koncesion varrezat në qytete për shërbimin funeral dhe mirëmbajtjen e tyre. Xhaferraj shprehet se ky koncesion do i jepet kryetarit të PS së degës Durrës, Luan Zaza për 376 milionë lekë duke e konsideruar një grabitje të pastër që u bëhet qytetarëve të Durrësit.

Ferdinand Xhaferraj shprehet se Bashkia e Durrësit ka një fond prej 300 mln lekë në vit për mirëmbajtjen e tyre, por varrezat ndodhen në gjendje të mjerueshme duke shtuar se duhet të tregohen se ku shkojnë këto para.

“Varrezat e qytetit të Durrësit janë në gjendje të mjerueshme, megjithëse fondi i Bashkisë së Durrësit është rreth 300 milionë lekë në vit për mirëmbajtjen. Gjendja është kjo, se askush nuk punon për të shërbyer, por për të abuzuar. Përpara 2 ditësh ka ndodhur e paimagjinueshmja. Këshilli bashkiak është mbledhur dhe  ka vendosur te japë me koncesion shërbimin funeral. Të privatizojnë, të japin me koncesion varrezat. Vendimi është shumë tinëzar për mënyrë  sesi është hartuar. Që në kokë, relacioni i referohet një vendimi të vitit 2019, për 88 milionë lekë të vjetra, por në të vërtetë ajo që jepet me koncesion janë 376 milionë lekë, një grabitje e pastër, një taksë e re që u shtohet qytetarëve të Bashkisë së Durrësit. Në prag të ikjes kanë shkuar përtej. Në të gjitha burimet që kam brenda bashkisë, këtë koncension e fiton Luan Zaza, kreu i Partisë Socialiste Durrës. Nuk paskan të ngopur në grabitjen që i bëjnë qytetarëve të Durrësit. Këto janë nga ato rastet e shumta ku përplaset dhunshëm në fytyrë makutëria e kësaj qeverie për të grabitur qytetarët. Është një nga ato skandale që e bëjnë akoma më të domosdoshme pjesëmarrjen masive në 25 Prill për ta larguar këtë bandë”, tha Xhaferraj.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ceceni i kenetes: 30/01/2021 19:00

    ku e shef ti qe do ikin se shpejti ata te bashkise?mesa di une ne DURRES nuk fito pd-ja jote sikur dhe djellin qe premtove para 15 vjetesh ta sjellesh tani. ik mor cop k.ri se ka shum gjera te tjera qe mund te benit kur ishit ne qeveri e bashki por menduat vec per vete e tani ju plasi menderja per popullin e taksat e shumta. jam dakort qe te denoncohen e te ndalohen vjedhjet por ti besh ti e ata 4-5 legenat qe ke perqark nuk jane te besueshme.jeni vetem per interesin tuaj politik

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 30/01/2021 17:40

    Bashkia e durresit do jape dielli me koncesion.gara zhvillohet ne zyrtar e pd ne durres.ftoheni te merrni pjese.

    Përgjigju
  • O tej: 30/01/2021 17:12

    Si u be puna e reres e djellit o teveqel?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë