TIRANE- Bashkia e Tiranës mblodhi sot në një tryezë të rrumbullakët përfaqësues të tre komuniteteve fetare për të diskutuar në lidhje me nismën për ndërtimin e varrezave murale. Myslimanët e kundërshtojnë duke thënë se cënon dinjitetin: Bashkia të gjejë tokë të re. Katoliket dhe ortodoksët deklarojnë se jane dakord me eksperiencen perendimore, megjithëse nënvizojnë se Bashkia duhet të gjejë zgjidhjen më të mirë. Tryeza e rrumbullakët zhvillohet te Qendra Ten në Tiranë.
Nënkryetari i Bashkisë Edmond Panariti duke prezantuar nismën tha se varrezat do të kenë kosto të ulët po kështu do të zënë dhe më pak hapsirë territoriale të kryeqytetit.
“Një një vlerësim tonin, na rezulton se në qytetin e Tiranës largohen çdo vit nga jeta rreth 3000 banorë dhe duke përllogaritur që për secilin prej tyre kërkohen afërsisht rreth 5 metra katrorë sipërfaqe, ku llogaritet jo vetëm vendi i varrimit por edhe shërbimet mbështetëse, siç janë rrugët, gjelbërimi, atëherë ju mund të imagjinoni fare mirë se kërkohet çdo vit një sipërfaqe e konsiderueshme trualli, rreth 1.5 ha, në dispozicion të nevojave të qytetit, për shërbimet funerale. Ne nuk mund të lejojmë që situata të precipitojë në një pikë të pakthyeshme tashmë, edhe përballë stresit e presionit të madh që po ushtrohet në të dy varrezat publike të Tiranës, edhe rrugët e ndërmjetme janë të bllokuara, praktikisht varrimet po kryhen në vende të papërshtatshme gjeologjikisht apo edhe nga pikëpamja ekologjike, një praktikë e cila duhet ndaluar sepse nuk është dinjitoze për të ndjerët, nuk është dinjitoze për familjet e tyre, për Bashkinë dhe qytetarinë tiranase”, tha Panariti.
MYSLIMANET: JO, BASHKIA TE GJEJE TOKE TE RE
Një nismë e tillë kundërshtohet nga komuniteti mysliman.
“Z. Nënkryetar, edhe sipas fesë, një parcelë e mbushur me varreza që i ka kaluar, deri 33 vjet është afati, por që i ka kaluar 33 vjet dhe në këtë parcelë toke nuk është bërë asnjë varrim tjetër, ato mund të prishen, mund të futet autokombajna apo traktori të punohet toka, por tek ne nuk është vepruar kështu, sepse në varreza të vjetra, meqënëse ka qenë ngushticë për tokën, gjithnjë kanë varrosur njerëz të rinj, gjithnjë kanë varrosur të vdekur të rinj dhe nuk mund të përcaktohet se cila parcelë ka mbetur minimum 33 vjet e papërdorur”, ka thënë Selim Muça kreu i komunitetit mysliman.
KATOLIKET E ORTODOKSET: NE JEMI DAKORD
Përfaqësuesit e Kishës Ortodokse janë shprehur në mbështetje të propozimit të Bashkisë së Tiranës, për t’i vendour në varreza murale ata që kanë mbi 30 vjet që kanë vdekur:
“Principi kryesor është që ne të respektojmë ato varre që janë dhe mundësisht të vijojë kjo siç është, por për shkak të kushteve të vështira e kuptojmë këtë nevojë dhe dua të theksoj se bëhet fjalë për ata që kanë mbi tri vjet apo sa më shumë dhe kjo nuk paraqet problem nga ana shëndetësore, as nga ana fetare, siç e shikojmë ne. Kuptohet që procesi i zhvarrimeve duhet të bëhet me respektin e duhur, pavarësisht se mund të kenë shekuj dhe ka një traditë në besimin tonë që ata duhet të shoqërohen me një lutje të veçantë nga priftërijtë dhe do të dëshironim edhe detaje për më tutje”, thanë ata.
Komuniteti katolik jep 2 propozime: Ose varreza private sipas feve, ose varreza murale. Komuniteti ortodoks shprehen se janë dakord me ndërtimin e varrezave murale por shtojnë se zhvarrimet duhet të bëhen vetëm në prezencë të priftit.
“Në traditën katolike, dhe këtu flas për traditën perëndimore, ku përshihen edhe tradita ungjillore që kanë lindur në Europë apo SHBA, varrimet murale janë një fakt i konsoliduar tashmë, sigurisht sipas rregullave të fizikës. Këtu kam edhe një propozim të një ndërtese ndërfetare, ku është një dhomë ku të gjitha fetë të bëjnë ritet e tyre, qoftë edhe një ateist që do t’i mbledhë njerëzit e të mbajë një fjalim, siç është mbajtur në kohët e dikurshme. Mundësia për këtë ambient do të jetë një gjë e mirë”, tha përfaqësuesi i tyre në tryezë.
(aq/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com