Varri i Skëndërbeut u vizitua
nga 20 mijë turistë në 2016-n

Varri i Skëndërbeut u vizitua<br />nga 20 mijë turistë në 2016-n
Rreth 20 mijë turistë vendas dhe të huaj vizituan vendvarrimin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në vitin 2016.

Kthimi i memorialit të Heroit tonë Kombëtar në vend pelegrinazhi, për ekspertët e Monumenteve të Kulturës në Lezhë, kërkon më shumë vëmendje për restaurimin e tij.

Vendvarrimi i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeut në qytetin e Lezhës po shdnërrohet në vend pelegrinazhi, duke tërhequr çdo ditë e më shumë turistë nga të gjitha vendet e botës. Për herë të parë gjatë vitit 2016 është vërejtur prania dhe e vizitorëve nga lindja e largët.

Eksperti i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi, thotë se në këtë drejtim ka dhënë ndikim pozitiv dhe promovimi që i është bërë Lezhës.

Por ekspertët kërkojnë ndërhyrje për të restauruar këtë vend pelegrinazhi, pasi mbulesa e vendvarrimit të Skëndërbeut është e amortizuar plotësisht. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Turizmit, gjatë vitit që lamë pas, numri i vizitorëve në memorialin e Skëndërbeut ka qenë rreth 20 mijë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë