Varrimi i Kacifas, Fatos Klosi në ‘45 minuta’: Nacionalizëm ekstrem, policia bëri mirë që nuk ndërhyri

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi ka komentuar këtë të enjte në emisionin '45 minuta' ceremoninë mortore të ekstremistit minoritar grek Konstantinos Kacifas. 

Klosi i cilësoi sjelljet e bëra përgjatë ceremonisë mortore të Kacifasit si pasojë të nacionalizmit të theksuar ekstrem. 

Të thuash brenda territorit të Shqipërisë që Vorio-Epiri është Greqi, është jashtë çdo lloj logjike, mirë kanë bërë që s’kanë ndërhyrë. Këta janë ekstremë, të lësh punën për këta s’është gjë fare normale, lenë gjithçka dhe vijnë këtu. Kjo nuk është normale dhe ka treguar se as në Shqipëri dhe as në Greqi nuk ka funksionuar. Këto vijnë nga nacionalizmi ekstrem, këto janë veprat e tyre më të mëdha. Ata me këto mburren, por s’është normale. Punë e madhe që ishte një eurodeputete. S’duhet të shqetësohemi, në parlamentin europian ka nga të gjitha, por rëndësi ka që nuk pati incidente. 

Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH

Ndërkohë, gjatë bisedës me gazetarin Denis Minga, Klosi ka folur edhe për lëvizjet e fundit në qeverinë Rama, por edhe për ngërcin e krijuar pas mosdekretimit të Sandër Lleshit nga Meta në krye të ministrisë së Brendshme. 

Klosi ka thënë se ShBA-të janë në mbështetje të Policisë së Shtetit, ndërkohë që sipas tij, presidenti dhe kryeministri duhet ta zgjidhin cështjen me njëri-tjetrin, në takime “kokë më kokë”, e më pas të dalin në publik.

Amerika përkrah aktivitetin e muajve të fundit nga prokuroria dhe policia. Xhafaj është, nuk ka ikur nga Shqipëria apo nga Partia Socialiste. Policia ka për detyrë luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. E rëndësishme është që të ketë një luftë frontale, por nuk është ministria ajo që po i bën të gjitha, por është luftë e përbashkët. Duhet t’iu ngjajmë SHBA-ve, por duhet një bashkëpunim nga të gjitha palët. Policia është i vetmi institucion që është në luftë të përditshme, se janë ata që venë në vendin e ngjarjes. Këto gjëra zgjidhen para se të dalin në publik. Kryeministri dhe Presidenti duhet të zgjidhin shumë gjëra e më pas të dalin në publik. Gjersa komentohen dhe bëhen debat për shahun, s’i bën mirë kjo gjë shtetit.

Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyetje: 08/11/2018 22:54

    Si perfundim o njerez. Di kush te me thote: 1 Perse u lejuan te futeshin ne Shqiperi keto qenie? 2 Kush dha urdher per ti lejuar? 3 Kush i financoi dhe kush i mundesoi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia