Varroset në Iran shkencëtari bërthamor Fakhrizadeh

Varroset në Iran shkencëtari bërthamor Fakhrizadeh

Ceremonia e varrimit të shkencëtarit bërthamor iranian, Mohsen Fakhrizadeh, në Mashhad, 29 nëntor 2020.

 Një një atmsosferë tejet të tensionuar është zhvilluar sot ceremonia e varrimit të shkencëtarit të lartë bërthamor iranian, Mohsen Fakhrizadeh, i cili u vra në një sulm, për të cilin Teherani e ka fajësuar armikun e tij të madh, Izraelin.


Televizioni shtetëror transmetoi ceremoninë më 30 nëntor, duke treguar arkivolin e Fakhrizadeh, të mbështjellë me një flamur iranian në një zonë jashtë ministrisë së Mbrojtjes në Teheran.
Të pranishëm në ceremoni ishin shumë zyrtarë të lartë, ndër ta edhe ministri i Mbrojtjes, Amir Hatami. Fakhrizadeh u vra në një pritë të stilit ushtarak më 27 nëntor në periferi të Teheranit.
Asnjë vend nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen, e cila është parë si një përpjekje për të përçarë Teheranin ndaj çdo përpjekjeje për të prodhuar armë bërthamore edhe pse shteti islamik vazhdon të insistojë se është për qëllime civile.


"Armiqtë e dinë dhe unë, si ushtar, u them atyre se asnjë krim, asnjë terror dhe asnjë veprim i çmendur nuk do të mbetet pa përgjigje nga populli iranian", tha Hatami në ceremoni.
Pavarësisht thirrjeve për hakmarrje, një zëdhënës i qeverisë iraniane tha se procesi i diplomacisë është ende i mundur.
Më parë, Presidenti iranian Hassan Rouhani theksoi se vendi do të kërkojë hakmarrjen në "kohën e duhur" dhe nuk do të ngutet dhe të bie në "grackë".
Rouhani shihet si një nga figurat më të moderuara në vend, dhe ka të ngjarë të angazhohet në zbatimin e marrëveshjes bërthamore të arritur më 2015 mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të cilat pritet të ndryshojnë pas ardhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë të Joe Biden. 
Shumë shtete dënuan vrasjen, duke përfshirë edhe vendet që shpesh shihen si rivalë të Iranit.
Emiratet e Bashkuara Arabe më 29 nëntor e quajtën vrasjen një "krim të rëndë", si dhe u bënë thirrje "të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje për të shmangur tërheqjen e rajonit në nivele të reja të paqëndrueshmërisë dhe kërcënimit të paqes".


Ministri i Jashtëm i Omanit Badr al-Busaidi i tha homologut të tij iranian Mohammad Javad Zarif se Omani dënojnë rëndë aktin dhe se ai bie ndesh me ligjet humanitare dhe ndërkombëtare.
Një deklaratë më 29 nëntor nga Bashkimi Evropian e përshkroi incidentin si vrasjen e "një zyrtari të qeverisë iraniane dhe disa civilëve", megjithëse nuk ishte e qartë nëse kishte civilë të vrarë në sulm.
 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen