Varshava lobon në Bruksel kundër projektit të gazsjellësit ”North Stream 2”


VARSHAVË, 12 nëntor /ATSH-AFP/ - Polonia i ka ushtruar presion BE-së për të parandaluar ndërtimin e gazsjellësit "North Stream 2", në detin Balltik, ku përfitimet do të shërbejnë sipas Varshavës në financimin e fuqisë ushtarake ruse, deklaroi sot ministri i ardhshëm i Çështjeve Evropiane në qeverinë e re konservatore.
"Kjo është absolutisht një çështje mjaft e rëndësishme, e cila i tejkalon pritshmëritë në fushën e energjetikës, pasi tregtia e gazit në këtë pjesë të Evropës ka pasoja strategjike. Në këtë rast, fondet që do të rrjedhin në buxhetin rus do të shkojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në industrinë e mbrojtjes", deklaroi Konrad Szymanski.
"Ky nuk është rasti i një kontrate të thjeshtë në fushën e energjetikës", këmbënguli ai.
Gjiganti rus i gazit "Gazprom" njoftoi në fillim të muajit shtator një marrëveshje të aksionerëve me grupet gjermane BASF dhe E.ON, atë francez Engie, austriakun OMV dhe anglo-holandez "Shell" për të punuar për projektin "North Stream 2", që synon të rrisë livrimet e gazit rus drejt Bashkimit Evropian.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Kategoria Superiore/ Nis sezoni i ri, Teuta përmbys Bylisin në Durrës, kampionët fitojnë pastër ndaj Dinamos! Nesër zbresin në fushë Tirana dhe Partizani