TIRANE- Ish-këshilltari i Këshillit Bashkiak në Vlorë Theodhoraq Pashai dhe Ilir Troci, tashmë të dy specialist të zyrës së urbanistikës, kanë ndryshuar deklarimet e tyre në procesin gjyqësor, ku i pandehur është kryebashkiaku Shpëtim Gjika. Ndryshe nga sa kishin deklaruar gjatë fazës së hetimit, për mosdiskutimin në KRRT të dy lejeve ndërtimore të subjekteve “En-bjo” Sh.p.k dhe “Deco System”, në dëshminë e tyre para gjykatës, dy dëshmitarët kanë lehtësuar pozicionin e të pandehurit Shpëtim Gjika, duke pohuar se dy lejet ishin diskutuar.
Pavarësisht dy qëndrimeve të ndryshme, gjykata administroj në dosje deklarimin e Trocit dhënë në prokurori. Ndërsa më pas dëshmitari Pashai nuk mbante mend nëse janë diskutuar kërkesat në këshill bashkiak. Pas dëshmisë së tyre, Gjykata ndërpreu seancën për të vazhduar javën tjetër, ndërsa në sallë nuk ishte i praniashëm kryetari Gjika që përfaqësohej nga avokati mbrojtës. Dy javë më parë në të njëjtin proces 3 nga 8 të pandehurit, përfituan nga amnistia e bërë nga qeveria, pasi akuza që rëndonte mbi ta ishte ndërtim i paligjshëm vepër penale kjo e amnistuar.
Falsifikim i parë
Vendimet për lejë ndërtimi që dyshohet se janë falcifikuar nga Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj kanë të njëjtat data, të njëjtin person që firmos, por ndryshojnë vetëm përmbajtja e tyre dhe vendimeve që u është shtuar pika 11. Sipas akuzës një veprim i tillë është bërë nga sekretaria Eleni Dardhaj, ndërsa në anën e djashtë të dokumentit ndodhet firma e kryebashkiakut Gjika. Në të dy vendimet me nr. 1 dhe 4, të datave 24 mars dhe 15 korrik 2010, është shtuar pika (11), veprim i cili sipas prokurorisë së Vlorës, i ka hapur rrugën falsifikimit të vendimeve, duke miratuar dy lejë dhe sheshe ndërtimi, për llogari të kompanive “En-Bjo Sh.p.k” dhe “Deco System” sh.p.k” dhe pronarëve të truallit.
Gjithashtu në vendimet e flasifikuara, duket qartë ndryshimi i shkrimit me atë të vendimit që është marrë realisht në mbledhjen e KRT Vlorë. Në vendimin nr. 1 të datës 24 mars 2010 anëtarët e këshillit kanë miratuar rehabilitimin e 5 rrugëve të Vlorës, sheshit Pavarësia dhe rreth rrotullimin e Skelës. Mirëpo pikërisht në këtë datë dhe në të njëjtin vendim, por duke shtuar pikën (11), kryebashkiaku Gjika ka firmosur miratimin e sheshit të ndërtimit për pronarin e truallit Gëzim Feta dhe lejën e ndërtimit për kompaninë “En-Bjo” Sh.p.k,që zotërohen nga vartësi i tij Gentian Sherifaj.
Falsifikimi i dytë
E njëjta skemë si ajo e para duket se është përdorur në rastin e dytë. Sipas akuzës Gjika në bashkëpunim me të pandehurën Eleni Dardhaj, në vendimin me nr.4 të datës 15 korrik 2010, vendosin të shtojnë pikën (11). Menjëherë pas kësaj, pike është përpiluar një vendim “binjak” që mban të njëjtën datë, dhe numër vendimi,duke shtuar vteëm pikën (11), pra (4/11). Përmbajtja e këtij vendimi është e ndryshme me atë që është marrë në mbledhjen e anëtarëve të KRT Bashkisë Vlorë, ku ky ndryshim jo vetëm që dallohet, por përmbajtja dhe shkrimi është i ndryshëm me atë të vendimin origjinal. Ky dokument është firmosur nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika. Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje të anëtarëve të KRT Vlorë, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar që gjatë këtyre dy mbledhjeve të jetë diskutuar për miratimin e dy vendimeve me nr.4/11 dhe 1/11, ku miratoheshin lejët e ndërtimit të dy pallateve 10 katëshe në zonën e portit të Vlorës dhe në një lulishte të qytetit.
Shkrimi u publikua sot 29 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com