Vasili: Argumentet politike për
reformën në dëm të procesit
Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet pro reformës territoriale por se argumentimi mbi të duhet bërë jashtë kontekstit politik.
TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet pro reformës territoriale por se argumentimi mbi të duhet bërë jashtë kontekstit politik. Nënkryetari i partisë të dytë të koalicionit qeverisës, Petrit Vasili, theksoi dje për mediat se palët politike që janë të përfshira në këtë proces nuk duhet të bëjnë argumentimin e tyre mbi votat që do të ndahen me ndarjen e re të territorit pasi në këtë mënyrë bëhet një dëm në kurriz të shqiptarëve. “Reforma administrative shkon përtej minorancave dhe mazhorancave të momentit që e pjellin, e parë si një instrument taktik, politik për një cështje elektorale të caktuar ka bërë një arsyetim thellësisht të gabuar në dëm të tij dhe të shqiptarëve”,- tha Vasili. Kjo deklaratë e numrit dy të LSI-së erdhi pak çaste pasi Ferdinand Poni shprehu rezervat e tij ndaj këtij procesi që në ditët e para të këtij viti.
Kësisoj, LSI duket në mbështetje të aleates së saj, Partisë Socialiste në ndarjen e re të territorit të Shqipërisë, por nuk theksoi mënyrë se si do të bëhet kjo, nga qeveria apo nga Kuvendi i Shqipëris. Në të dyja rastet, mazhoranca është e privilegjuar pasi ndarja territoriale do të bëhet nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve, çka do të thotë se i gjithë procesi do të jetë transparent dhe nuk do të lë vend për abuzime. Gjithësesi partitë politike, kryesisht ato parlamentare do të zhvillojnë edhe debatin më të fortë ndërmjet tyre në këto vite të fundit pasi ndarja e re territoriale do të ndryshoi komplet bazat e partive politike dhe për rrjedhojë, edhe strategjitë e tyre elektorale.
Sipas të gjitha gjasave, procesi do të përfundoj brenda një harku kohorë 2 mujor, pasi afati i përcaktuar nga ndërkombëtarët për këtë reformë është shumë i limituar. Në tryezën e parë të bërë për këtë reformë, përfaqësuesit e
OSBE-së, në Tiranë theksuan se reforma administrative duhet të pasohet nga reforma zgjedhore të cilat duhet të përfundojnë një vit e gjysëm para zgjedhjeve të ardhshme. Edhe pse afati është tejkaluar, sërish palët politike duken të angazhuara duke për të përfunduar të dyja reformat sa më shpejt. Gjithësesi, nga kjo ndarje e re e territorit të vendit, pritet që numri i njësive vendore të reduktohet ndjeshëm, ashtu si edhe numri i prefekturave.
Shkrimi u publikua sot (10.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57%
-
Jo
40.5%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5501
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15