Vasili: Asnjë hap pas, policia kriminale nuk na ndal

Vasili: Asnjë hap pas, policia kriminale nuk na ndal

1551355274_vasili7.jpg

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili ka deklaruar se opozita nuk bën asnjë hap pas në protestën e saj. Ai tha se qytetarët nuk do të ndalen nga helmi që po përdor policia kriminale e Ramës

"Jemi tani pak minuta përpara fillimit të protestës sonë dhe me qenë se përballë kësaj proteste ndodhet një qeveri e kriminalizuar dhe një polici e drejtuar në mënyrë të kriminalizuar, jam këtu për t’i bërë thirrje në mënyrë të qartë dhe të prerë kujtdo që përpiqet të justifikojë dhunën kriminale të policisë. Asgjë dhe për asnjë arsye nuk mund të ndalë dhe nuk do të ndalë protestën e qytetarëve. Asnjë alibi nuk mund të ketë për sjelljen kriminale të policisë, të kokës drejtuese të saj, e cila po e përdor Policinë e Shtetit si mish për top. 

Asnjë mesazh tjetër veç mesazhit të palëkundur të rrëzimit të kësaj qeverie nuk vjen nga protesta jonë. Dhuna është në krahun e qeverisë. Të gjithë qytetarët shqiptarë kanë parë qartë dhunuesit, kanë parë qartë qindrat e provokatorëve, kanë parë qartë të tërë ata që kanë luftuar dhe janë përpjekur edhe t’u vënë flakën makinave për të dëmtuar jetën e qytetarëve.
Mijëra qytetarë të Tiranës janë përballur me helmin e policisë, por nuk kanë bërë asnjë hap pas në raport me të drejtën e tyre për të protestuar dhe për të rrëzuar këtë qeveri kriminale. 
Të gjithë sot janë në shesh pavarësisht motit, vetëm me moton “Rama Ik”, sepse janë aty që fëmijët shqiptarë të mos enden rrugëve të Evropës, që kriminelët të mos enden të lirë nëpër qytetet tona, që fajtorët për vjedhjen e miliona eurove qoftë te Unaza e Re por edhe anembanë vendit të mbeten të pandëshkuar. Të tërë ata që e grabitën dhe kriminalizuan votën e shqiptarëve e që dosja 339 e bërë publike nga Zëri i Amerikës të zbardhet deri në fund dhe kriminelët e qeverisë të shkojnë përpara ligjit.  Asnjë alibi nuk mund të ketë për këto sjellje dhe asnjë tendencë për të barazuar atë që qeveria bën me protestuesit nuk mund të lejohet dhe nuk do të ndodhë kurrë. Ka vetëm një fajtor, vetëm një përgjegjës, vetëm një shkaktar të kësaj drame që po vuajnë shqiptarët dhe ky është Edi Rama dhe qeveria e tij. 

Ndaj, nuk do të ketë dhe nuk ka për të pasur asnjë hap pas, nuk ka shantazh, nuk ka alibi, nuk ka dhunë që do ta ndalë këtë protestë të qytetarëve. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të mbyllë përfundimisht gojën dhe të heqë dorë nga provokimet, qofshin ato nëpërmjet medias, qoftë nëpërmjet segmenteve të tjera të paguara dhe me të gjitha format e tjera. 
Prova me shqiptarët është një provë e fituar publikisht dhe masivisht. Qindra mijëra e shqiptarëve nuk mund t’i ndalë asnjë kokë kriminale policore, e cila është vendosur kundër Shqipërisë dhe në krah të krimit. Prandaj, të gjithë së bashku kështu siç jemi, sot, nesër, pasnesër gjithmonë pa u ndalur ne do të jemi me një moto, me moton “Rama Ik”, që do të thotë kriminalizimi i Shqipërisë, hedhja e saj në prehër të krimit të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Jemi distancuar e distancohemi prerë ndaj çdo forme dhune. kemi luftuar që Shqipëria të jetë e paqtë, të jetë e mirë, të jetë demokratike dhe e drejtë për të gjithë. Meqë nuk është demokratike, nuk është e mirë, nuk është e paqtë dhe nuk është e dekriminalizuar, jemi aty dhe do të jemi aty pa u ndalur. Ndaj të gjithë së bashku do të jemi tani pas pak minutash për të dhënë atë mesazh i cili do buçasë fort dhe do dëgjohet nga veshët e të gjithë këtyre që janë brenda, por do dëgjohet dhe anë e mbanë Europës deri në Amerikë. Pra të gjithë së bashku në protestën që na pret pas pak minutash me një moto. Ajo që është moto e të gjithë qytetarëve, Rama Ik",
deklaroi Vasili.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Opozita 3 orë marshim proteste në shi në 5 institucione, pas thirrjeve të ndërkombëtarëve 'zhduket' molotovi


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë