Vasili-Beqajt:Kujdes me veriun
Prioritet jo duhanin, por epidemitë

Vasili-Beqajt:Kujdes me veriun<br />Prioritet jo duhanin, por epidemitë
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili partia kryesore pjesë e koalicionit qeverisës, i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të ketë kujdes me situatën e krijuar si pasojë e motit kohët e fundit. Jo vetëm në jug të vendit, por edhe në veri, ku gjithashtu mund të ketë përmbytje. Vasili bëri thirrje për mobilizim të strukturave për situatat emergjente, jo për të ndjekur qytetarët nëse pinë apo jo duhan.

"Jam këtu për të tërhequr vëmendjen në mënyrë të veçantë për ndërtimin e një plani konkret dhe për një monitorim e vlerësim intensiv të situatës në terren. Ministria e Shëndetësisë me të gjitha strukturat që ajo ka në dispozicion i duhet tashmë jo thjesht dhe vetëm të ndjekë situatën në mënyrë të veçantë në zonat të cilat janë të përmbytura, por t’i dalë përpara vështirësimit të situatës edhe në veri të vendit, ku kanë filluar të shfaqen shenjat e para të përmbytjeve apo edhe në ato zona apo qarqe që kërcënohen nga i ftohti i madh dhe reshjet e dëborës, sikurse është Qarku i Kukësit, Qarku i Dibrës apo Qarku i Korçës, ku problemet sigurisht komplikohen dhe masat detyrimisht duhet të jenë të shpejta dhe të menjëhershme."- tha Vasili.

Ai kërkoi që proriteti i ministrisë të zhvendoset nga plani i ISHSH për luftën kundër duhanit te njerëzit që kërcënohen nga probleme të karakterit mirëfilli epidemik.

"Sigurisht një prioritet madhor në këtë situatë merr ndërtimi i një plani në nivel kombëtar për një veprimtari me fokus të veçantë të inspektoratit sanitar shtetëror, për t’u marrë besoj në këto ditë të vështira të motit me kontrollin prioritar të pirjes së duhanitBesoj që ky prioritet duhet t’ia zinte vendin një prioriteti më madhor siç do të thotë të kesh mijëra njerëz që kërcënohen nga probleme të karakterit mirëfilli epidemik."- tha Vasili

Vasili: Testimi i mjekëve mjet i panevojshëm
Vasili edhe njëherë përsëri qëndrimin se është kundër testimit të mjekëve, si një mjet i panevojshëm që acaron komunitetin e mjekëve dhe infermerierëve.

"Besoj që është qëndrim i panatyrshëm dhe një konfliktualitet i pavend dhe i panevojshëm. Së dyti, mendoj që hapi i dytë do të ishte që komuniteti dhe drejtuesit e tyre të kompaktësoheshin, pra ka një komunitet të përbashkët, drejtimi dhe ata që funksionojnë në terren. Kjo shkëputje dhe çarje besoj se dëmton sistemin dhe nuk ndihmon kërkënd. Jam gjithashtu i mendimit që nuk mund të pozicionohemi drejt testimit apo ta imponojmë atë si një kapriço politike apo si një sfidë ndaj mjekëve. Nuk mund të sfidohen mjekët, pasi ata janë palca e sistemit, edhe infermierët."-tha Vasili

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?