TIRANE- Sistemi i shëndetësisë dhe roli i infermierëve në spitalet shqiptare është kthyer në temë debati mes partive politike.
Pas Partisë Demokratike, urdhrit të Infermierit kundër Edi Ramës është dhe LSI. Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, (i cili ka qenë dhe ish ministër i Shëndetësisë përpara se të ulej në këtë post Vangjel Tavo) e quajti “të nxituar dhe të pamenduar” deklaratën e Ramës bërë pak ditë më parë nga qyteti i Korçës.
Pak ditë më parë Rama deklaroi në Korçë: “Ju e dini mirë se këtu në spitalin e Korçës shkoni me rezistenca me vete. Rezistencën e keni si pjesë të shtuar të paketës, se të gjithë shkojnë me ilaçe me vete, me çarçaf me vete, me batanije me vete, me gruan me vete, por dhe rezistencën me vete. Po, me gruan me vete, që të të mbrojë nga infermierja, të të mbrojë nga infermierja që kërkon para për çdo shpim. Edhe të shpojnë, edhe të paguash, edhe të mos jesh i siguruar dhe të mos dish si t’ia bësh nesër, kjo nuk shkon. E vërtetë është që të gjitha këto, kushtojnë”.
VASILI: ADMINISTRATA TE MOS PERFSHIHET NE FUSHATE
Duke qenë në prang të zgjedhjeve Vasili kërkoi që administrata shtetërore të mos përfshihet në fushatën zgjedhore, ndërkohë që shprehu kritika se “klasa politike hesht ndaj porosive të komisionerit për zgjerimin e BE-së Stefan Fyle. Integrimi është çështje më vete nga ajo e zgjedhjeve”- tha Vasili
VASILI: SOROS NUK DI TE BEJE SONDAZH, ME MIRE TE NDERTOJE NJE CERDHE
I pyetur nga gazetarët për sondazhin e SOROS i cili nxjerr se 1 % e të anketuarve ndihen më afër LSI-së Vasili u përgjigj se Sondazhi i SOROS për zgjedhjet nuk ishte profesional
“As nuk mund ta bëjnë e as nuk dinë ta bënë. Më mirë të kishin ndërtuar një cerdhe apo një kopsht dhe qytertaërt do të ishin mirënjohës në vend që të shpenzonin para në padije të plotë për të kryer një proces profesional”- tha Vaisili sot në një konferencë për shtyp në selinë e LSI-së
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com