Deklarata e Petrit Vasilit
"Droga është kthyer në një problem rajonal, siç ka evidentuar edhe antimafia italiane, siç edhe sot ndodhi kapja e një sasie të frikshme droge e cila na vë përballë një situate të re, akoma më te rënduar se më parë.
Vlerësojmë integritetin e padiskutueshëm të luftëtarëve të vijës së parë. Unë do të kërkoja që DEA amerikane të stacionohej në Shqipëri pasi do të ishte një gjë shumë e madhe për luftën ndaj drogës.
Të kemi parasysh se kjo çështje madhore e bën të paarritshëm integrimin europian dhe kjo çështje është ngritur këtu në Tiranë por edhe në Gjermani. Ata që njohin procese integrimi, njohin peshën e BE në këtë vendimmarrje. Kërkesa jonë dhe sugjerimi jonë është që DEA amerikane të stacionohet në Shqipëri, për interesat strategjike dhe për integrimin euroatlantik.
Gjithashtu është re edhe çështja e rënies kritike e kursit të euros. Çdo lloj alibie është pa vend, droga shkoi në perëndim, prodhoi miliona euro që po rikthehen dhe ky është një fakt i qartë. Kjo e kthen Shqipërinë në një vend riciklimi droge, vret shpresën e shoqërisë shqiptare. Kjo çështje të hetohet e të evidentohet."
Mendimin e tij,Petrit Vasili e ka shprehur që përpara deklaratës zyrtare, përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook. Ai theksoi faktin se fenomeni i drogës është një problem kombëtar dhe rajonal, e se ky problem mund të luftohet vetëm me stacionimin e DEA-s amerikane në Shqipëri. Emëruesi kryesor i përbashkët i dy deklaratave ishte stacionimi i DEA-s në Shqipëri.
Postimi i Petrit Vasilit
"DEA te stacionohet ne Shqipëri.
Kapja e sasisë shokuese të kokainës është provë e kthimit të Shqipërisë në vend shumë të rrezikshëm të trafikut ndërkombëtar të drogave të renda dhe i krimit të organizuar. Roli i partnerëve ndërkombëtarë i paçmueshëm. Kreu i antimafias italiane e paralajmëroi qartë në Tiranë jo më larg se dje..vetëm kryeministri nuk e dëgjoi, si duket ishte i zënë me organizimin e kësaj që i dështoi sot. Në SHBA kemi kërkuar që DEA te stacionohet ne Shqipëri. Ripërsërisim sot me forcë qe DEA duhet patjetër të stacionohet në Shqipëri pasi droga dhe krimi i organizuar në Shqipëri është bërë rrezik kombëtar dhe rajonal dhe koha nuk pret më përpara se të jetë shumë vonë."
d.gj/ Shqiptarja.com












