Vasili : I dhamë dorën e fundit
programit elektoral të LSI-së
Lëvizja Socialiste për Integrim ka përfunduar draftin e saj për programin elektoral, që lidhet drejtpërdrejt me zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti, njoftoi sot nënkryetari I kësaj partie, Petrit Vasili. Ky draft është prodhuar pas një konsultimi tepër të gjerë.
TIRANË - Lëvizja Socialiste për Integrim ka përfunduar draftin e saj për programin elektoral, që lidhet drejtpërdrejt me zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti, njoftoi sot nënkryetari I kësaj partie, Petrit Vasili.
Ky draft është prodhuar pas një konsultimi tepër të gjerë, si asnjëherë më parë, me një grup specialistësh, i cili ka punuar gjerësisht me grup-komisionet politike në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe ka prodhuar një produkt elektoral, i cili është formësuar në programin elektoral, tepër të rëndësishëm për Lëvizen Socialiste për Integrim por edhe për ato efekte pozitive që sjell në mënyrë të drejtpërdrejtë implementimi i tij në praktikë.
Së pari, programi i hartuar është ndërtuar në shenjën e një realizmi të thellë përkundrejt mjaft qëndrimeve të tjera të forcave të tjera politike, të cilat kanë pasur qëndrime tërësisht jo realiste, shpeshherë dhe me një sens fantastik, duke na kthyer mbrapa në kohë me ato premtime historikisht thjesht demagogjike dhe pa asnjë mundësi objektive për tu mbajtur.
Së dyti, çdo element i programit tonë ka pasur një kalkulim të kujdesshëm lidhur me efektet financiare dhe me mundësitë financiare të drejtpërdrejta për realizimin e tij, duke e bërë tërësisht realist dhe me ‘këmbë në tokë’ këtë program dhe duke bërë që objektivat elektorale të këtij plani të realizohen në katër vitet e ardhshme të qeverisjes.
Së treti, programi ka një sens shumë të fortë social sepse ka dy këmbët e tij themelore, ekonominë dhe punësimin", tha Vasili.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53.8%
-
Jo
39%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2450
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Gjendet GPS në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi: Përndiqem nga pushteti! Reagon Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias
31 Tetor, 23:00
-
Spahiu: PD u bashkua me PS për rrogat e deputetëve dhe listat e mbyllura, por jo për rezolutën e BE
31 Tetor, 22:49
-
Cila është mosha ideale për të pasur fëmijë?
31 Tetor, 22:47
-
Progres Raporti i BE-së, Lapaj: Ne e dimë realitetin, mungon gara! Çipa: SPAK përmbysi tabutë e tranzicionit! Krashi: Zhvillimi më pozitiv këto 34 vite
31 Tetor, 22:35
-
Spahiu: Projekti SPAK me arrestime është eksperimentuar fillimisht në Sllovaki, Rumani, Bullgari …..
31 Tetor, 22:24
-
Dorëheqja e Elsa Toskës nga Gjykata Kushtetuese! KLGJ mblidhet nesër, shqyrton kandidaturat
31 Tetor, 22:19
-
Spahiu: Ja pse BE e vlerëson Shqipërinë më shumë se vendet e tjera në Ballkan perëndimor
31 Tetor, 21:56
-
Spahiu: E turpshme që Progres raport i BE, përkthehet si regres nga opozita dhe mediat e saj
31 Tetor, 21:49
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Jennifer Aniston zbulon kandidatin që votoi: Le t’i japim fund kësaj epoke frike
31 Tetor, 21:39
-
Ambasadori rus në OKB: Serbia do kërkojë kthimin 1 mijë ushtarëve të saj në Kosovë, e mbështesim
31 Tetor, 21:33
-
Përmbytjet në Spanjë/ Kryeministri apel qytetarëve: Ka ende rrezik, mos dilni nga shtëpitë
31 Tetor, 21:16
-
Këto janë 3 shenjat e zodiakut më të prekura nga Hëna e Re e nëntorit
31 Tetor, 21:06