Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në rrjetin social facebook, në lidhje me turin e llogaridhënies së Kryeministrit, Edi Rama në qytetet e Shqipërisë. Vasili ka akuzuar Ramën si një kryeministër i paaftë, i cili bën sikur mbledh ankesat e popullit. 

Kryeministrit të paaftë i ka vdekur qeverisja dhe  bën sikur mbledh ankesa. Qeverisja profane e kryeministrit ka vdekur politikisht,funksionalisht dhe moralisht. Asnje pjese e sistemit qeverisjes nuk funksionon. Eshte asfiskuar i gjithe drejtimi,automatizmi administrativ dhe monitorimi shteteror. Tashme nje portal qesharak eshte fillimi dhe fundi i qeverisjes. Ndryshkja rilindase ka degraduar e perdhosur shtetin dhe mbledhja e te ashtuquajurave ankesave lart e poshte si nje peshkim ne mocal eshte dimensioni i vetem i nje qeverisje te vdekur. Procese komike shkarkimesh drejtoresh te cilet i ka marre ne balle plumbi i ankesave dhe inateve te brendshme partiake. Pa mbledhje ankesash s'ka pune per qeverine.Po nuk ra ankesa si peshk ne rrjete,problemet nuk zgjidhen as per 100 vjet. Kontrolli, monitorimi,inspektimi shteteror jane tashme nje zero e madhe. Tani jetojme Epoken e ankeses. Paaftesia ekstreme e ketij kryeministri pa ide,me vizion zero dhe qe mendon vetem se cdo ndodhe jo me shume se pas 24 oresh jane dimensioni i gjymtuar i vete ketij keqformimi qe quhet qeveri. Kryeministri i degraduar ne nje portal dhe me vizion sa nje ankese ky eshte halli i nje Shqiperie pa qeverisje.

Petrit Vasili