TIRANE – Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka folur për situatën politike në vend. Vasili e ka konsideruar 23 Qershorin si një mundësi për qytetarët shqiptarë. Sipas tij, kjo datë kurrësesi nuk mund të jetë muri i ndarjes midis integrimit dhe jo integrimit.
"Ne nuk mund ta lidhim integrimin me këtë datë", deklaroi Vasili
Vasili gjithashtu ka folur edhe për votimin e 3 ligjeve që mbajnë peng integrimin e vendit. Mesazhi që vjen nga Ambasada e SHBA dhe BE është që të ketë dialog ndërmjet forcave politike.
“Duhet të ekzistojë fryma e bashkëpunimit dhe ky është misioni që ka LSI”, tha Vasili.
Përsa i përket propozimit të kryeministrit Berisha për t’i dhënë të drejtën e votës 16 vjecarëve, nënkryetari i LSI ka thënë që janë të kënaqur me këtë propozim. Sipas Petrit Vasilit, LSI i ka përshirë 16 vjecarët në strukturën e saj dhe besojnë në aftësitë e kësaj force.
“Nuk mund ta kuptoj hezitimin që ka Partia Socialiste për ketë propozim të Kryeministrit. Nuk e di pse PS mendon kështu. Kjo është cështje ndarje filozofish”, u shpreh nënkryetari i LSI.
Në përfundim të fjalës së tij, Petrit Vasili ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Socialiste për shëndetësinë, duke i cilësuar ato si spekulime.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PD: I regjistrojmë në lista brenda 1 ore