Vasili: LSI sakrifikoi kryetarin
për hir të zgjidhjes politike

Vasili: LSI sakrifikoi kryetarin<br />për hir të zgjidhjes politike
Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar Petrit Vasili ka deklaruar sot se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është e lumtur që sakrifikoi kryetarin, por kjo ishte diçka që i duhej vendit. 
 
“LSI vuri në dispozicion mandatet vetëm e vetëm që t’i japë kujtdo të kuptojë që kemi një Shqipëri më të rëndësishme sesa fati politik i secilit prej nesh.
 
Kjo Shqipëri kaq e dhembshur për ne është ndryshe nëse ka zgjidhje që u shërbejnë të gjithëve sepse kështu krijohen shanse për të gjithë.
 
Çdo veprim politik që nuk përkthehet në përfitim për qytetarët riciklon interesin politik të radhës.
  
Ne të gjithë në këtë sallë nuk jemi të lumtur që ja dhuruam kryetarin zgjedhjes politike por e bëmë sepse jemi mësuar të sakrifikojmë për vendin"
, tha Vasili.

Ai deklaroi se LSI ka si objektiv që të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 18 qershorit.

"Gjëja kryesore që na ka mësuar Ilir Meta është që të mos armiqësohemi me njëri tjetrin. Ne sot kemi solemnisht një objektiv politik të patjetërsueshëm: LSI forcë e parë në zgjedhjet e 18 qershorit", u shpreh Vasili.

Vasili u shpreh se më në fund vendi ka një kryetar shteti të gatshëm për të dialoguar me mazhorancën dhe opozitën.

"Më në fund pozicioni i kryetari të shtetit do të jetë i vërtetë ,më në fund Shqipëria do të ketë një kryetar që nuk ka pasur asnjë kompleks të flasë edhe me mazhorancën edhe me opozitën.
 
Këtë frymë dhe pozitivet të dukshëm të këtij investimi kaq të mirë për shqiptarët ta çojmë shumë fort përpara duke i bindur të gjithë që përmes LSI ndërtohet ajo Shqipëria që duam",
tha Vasili.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën