Vasili: Luli mosmirënjohës ndaj
Berishës e Metës,s'ja var as Rama

Vasili: Luli mosmirënjohës ndaj<br />Berishës e Metës,s'ja var as Rama
TIRANË-Ndërsa Basha etiketoi Ilir Metën si Tregtar të Venedikut, nuk vonon përgjigja nga kampi i LSI.

Kryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se Basha është mosmirënjohës, jo vetëm nga Metës, por ndaj personit që e bëri dhe kryetar të PD, Berishës.

Vasili e fton Bashën të përballet live në debat televiziv, duke ironizuar se ky është një shans për kreun e PD që nuk ia fërshëllen kundërshtari i PS.

I dashur Luli, nga Kruja, nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë.
Mosmirënjohjen ndaj Berishës dhe Metës ta njoh mirë.
E di mirë edhe që ke hequr dorë nga objektivi yt dhe i PD-së për kryeministër dhe president.
Megjithatë, për të vërtetat e shpk-ve të tua dhe shumë të vërteta të tjera, që unë di nga takime shumë të rëndësishme, meqënëse edhe kandidati tjetër nuk po ta fishkëllen, edhe në respekt të demokratëve të pres të përballemi në tv, shesh a ku të duash.
Ky, Luli, është një shans edhe për ty
”, tha Vasili.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?