Vasili - Metës: Po flet kot i nderuar, vuri në punë këshilltarët e tu (VIDEO)

Vasili - Metës: Po flet kot i nderuar, vuri në punë këshilltarët e tu (VIDEO)

TIRANE - Ish-deputeti Petrit Vasili ka përdorur një ironi me kryeministrin Edi Rama sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke goditur në një farë forme, gjithashtu ironike, edhe Presidentin Ilir Meta. Meta tha sot se palët politike duhet të bëjnë gjtihcka për të pasur 3 zgjedhje më 13 tetor, për të pasur zgjedhje me standarde para vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, ndryshe sipas Presidentit, 19 tetori (dita pas këtij vendimi) do të jetë shumë vonë.

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka postuar një video të kryeministrit Edi Rama sipas të cilit që në 27 qershor 2018 është dhënë se Shqipërisë ju çelën negociatat për anëtarësim, një vendim sipas tij imagjinar.

"Druaj se presidenti po flet kot. Perse është kaq i preokupuar Presidenti  se do ngelet serish ne vjeshte qeveria dhe ne 19 tetor për integrimin evropian? Nuk e di Presidenti se Qeveria e ka mbaruar me sukses te plote integrimin europian qe ne 27 qershor 2018 bile ka marre dhe datën, sigurisht imagjinare. Edi Rama u ka ndare edhe dekorata ambasadoreve për këtë sukses te papare. Ndaj i nderuar President veri ne pune këshilltarët e tu. Me qe ata nuk te informojnë, po jua tregoj unë edhe me VIDEO këtë sukses,qe kryeministri e ka arritur me kohe....dhe qe ju nuk e keni marre vesh akoma", shkruan Petrit Vasili.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 18/07/2019 09:00

    Mire qe i hoqen vizen po ne rreth pse e vune ? ahahahahaah

    Përgjigju
  • Hinglateri: 17/07/2019 17:56

    Qirje Vasiliqi Amerika cthot pse ta hoqi vizen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja