Vasili: Ne politikë evropiane, jo
gjuhën e vjetër të urrejtjes në rajon
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar dhunën e ushtruar ndaj ekipit tonë kombëtar në Beograd, mbrëmjen e 14 tetorit, teksa shprehet se vendi ynë duhet të tregojë frymën e bashkëpunimit ndërajonal dhe jo të zgjedhë gjuhën e urrejtjes që ka karakterizuar Ballkanin në të kaluarën.
TIRANE - Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar dhunën e ushtruar ndaj ekipit tonë kombëtar në Beograd, mbrëmjen e 14 tetorit, teksa shprehet se vendi ynë duhet të tregojë frymën e bashkëpunimit ndërajonal dhe jo të zgjedhë gjuhën e urrejtjes që ka karakterizuar Ballkanin në të kaluarën.
Në një deklaratë për mediat, sipas deputetit të LSI-së, kjo duhet të jetë gjuha e të ardhmes në marrëdhëniet shqiptaro-serbe duke dhënë kështu, një përgjigje për zërat që i kërkojnë kryeministrit anulimin e vizitës në Beograd.
Megjithatë Vasili sheh kontrast mes sjelljes së kombëtares në fushë, të cilën ai e cilëson të shkëlqyer dhe atmosferës siç thekson ai anakronike në natën dramatike në Beograd.
“Besoj që nata e 14 shtatorit në Beograd do të mbahet mend gjatë, për transformimin e një eventi sportiv në një demostrim të çdo gjëje tjetër negative dhe që nuk kishte të bënte aspak me futbollin. Një ndeshje sportive u shndërrua në një shfrim mërish të vjetra e të kalcifikuara në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Sjellja e djemve tanë të shkëlqyer të kombëtares ishte një shembull i përkryer i vetëpërmbajtjes dhe europianizmit që kontrastonte fort me atmosferën e egërsuar dhe anakronike të stadiumit. Vendet tona kanë bërë një rrugë shumë të gjatë dhe tepër të vështirë për t’ju afruar një Evrope që imponon standarte sjelljeje dhe qendrime të reja, që lënë pas modelet e vjetra të mbushura me mëri e zemëratë që të errëson sytë dhe mendjet, dhe orientohet kah bashkëpunimi dhe emancipimi i ideve, duke vënë në tavolinë vlerat që na bashkojnë e duke lënë pas ato që na kanë ndarë e mbajtur larg njëri – tjetrit, ndaj jo rastësishëm, edhe Shqipëria, por edhe Serbia kanë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.” shprehet Vasili
Duke cituar kapitenin e kombëtares Lorik Cana: “Jemi fqinj dhe kështu do të jemi gjithmonë, ndaj duhet të bashkëpunojmë”, Vasili shprehet se asnjë ngjarje, sado e rëndë nuk duhet ta kthejë Ballkanin në politikën e urrejtjes, në një kohë që Shqipëria dhe Serbia janë vende kandidate për në Bashkimin Evropian.
Këto duhet të na bëjnë të mendojmë seriozisht se si duhet të flasim e të komunikojmë, sepse çdo ngjarje, sado e rëndë qoftë, nuk mund dhe nuk duhet të na rikthejë në modelet e vjetra dhe të prapambetura të komunikimit, ku printe urrejtja dhe hakmarrja, modele që kanë prodhuar aq shumë prapambetje kritike dhe krijimin e shembëlltyrës së të keqes. Shembulli i djemve të zgjuar e të fortë të kombëtares dhe e gjuhës së kapitenit tonë Lorik Cana janë dhe gjuha e të ardhmes: “Jemi fqinjë dhe kështu do të jemi gjithmonë, ndaj duhet të bashkëpunojmë”, nënvizoi tha ai.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59.2%
-
Pas 2030
29.2%
-
Nuk e di
11.7%
Vota total: 480
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studimi: Vetmia rrit rrezikun e demencës me mbi 30%
11 Tetor, 22:57
-
Durrës/ Qytetari humbet ndjenjat në rrugë, momenti kur i jepet ndihma e parë dhe dërgohet në spital (VIDEO)
11 Tetor, 22:53
-
Speciale/ Report Tv brenda xhamisë së ‘Namazgjasë’, rreth 8 mijë besimtarë falin xhumanë për herë të parë! Imami rrëfen gjithçka mbi ndikimin turk dhe rolin e Shqipërisë (VIDEO)
11 Tetor, 22:53
-
NOTAT/ Humbja e Kombëtares! Mirlind Daku 'ngel në klasë', Asllani dhe Ismajli më të mirët
11 Tetor, 22:51
-
Artur Ajazi: O berishistë, ejani në vehte
11 Tetor, 22:47
-
Liga e Kombeve/ Kombëtarja 'nuk ndez', Çekia na mposht 2-0 në Pragë! Pritet autokritikë pas tri ditësh kundër Gjeorgjisë
11 Tetor, 22:39
-
Interpol Tirana e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 4 akuza, kapet i fshehur në Itali 30-vjeçari shqiptar! Nga evazioni fiskal, te mashtrimi e vjedhja
11 Tetor, 22:26
-
Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE
11 Tetor, 22:21
-
BE-ja miraton axhendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës dhe 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
11 Tetor, 22:19
-
Cilat janë arsyet e udhëtimit të shqiptarëve? Vetëm 10% e tyre për biznes, 76% për qëllime turistike
11 Tetor, 21:51
-
Mesazh i fuqishëm i Tifozave Kuq e Zi: Si t'ia them vëllait në Dardani që nëna Shqipëri po organizon Euro U21 me shki?!
11 Tetor, 21:50
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor, 21:44