Vasili nis ditën me sulme: Skandali
i Ramës, ka kapur për bishti ...!
Vasili thekson Rama e ka kapur me qëllim për bishti problemin shumë të rëndë të mbetjeve dhe po zbaton të parën atë që duhet të bënte të fundit, duke shtuar se kjo e fut në rrugën më të keqe trajtimin e mbetjeve dhe dëmton rëndë vendin për sot dhe për dhjetëra vite në të ardhmen.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka nisur sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama që në orët e para të kësaj të diele, ku është ndalur te trajtimi i mbetjeve. Vasali shkruan në ‘Facebook’ se plani për djegien e mbetjeve është tërësisht i gabuar dhe skandal i Ramës.
Sipas tij, Rama e ka kapur me qëllim për bishti problemin shumë të rëndë të mbetjeve dhe po zbaton të parën atë që duhet të bënte të fundit, duke shtuar se kjo e fut në rrugën më të keqe trajtimin e mbetjeve dhe dëmton rëndë vendin për sot dhe për dhjetëra vite në të ardhmen.
Ja çfarë shkruan Petrit Vasili:
Kryeministri skandal me inceneratoret e mbetjeve, po GIZ-i gjerman që e kundërshton, kazan është? Strategjia e trajtimit të mbeturinave duke vënë në plan të parë djegien (incenerimin) është tërësisht e gabuar, sigurisht që kjo është bërë me qëllim. Kryeministri s'ka lënë vend duke folur dhe inauguruar këtë medemek kryevepër, që e ka gjetur vetëm ai.
Kryeministri e ka kapur me qellim për bishti problemin shumë të rëndë të mbetjeve. Ai po zbaton të parën atë që duhet të bënte të fundit. Kjo e fut në rrugën më të keqe trajtimin e mbetjeve, gjë që e dëmton rëndë vendin për sot dhe për dhjetëra vjet në të ardhmen.
GIZ dhe qeveria gjermane e thonë qartë, po ku dëgjon shkollëpaku? Shoqëria gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e njohur ndryshe si GIZ, ka hedhur kritika të forta mbi qeverinë shqiptare për ndërtimin e inceneratorëve në disa rrethe të vendit.
"Incenerimi, një proces që kthen mbetjet në energji është zgjidhja e fundit. Fatkeqësisht më duhet të them që investimet më të mëdha po shkojnë në pikat që kanë më pak prioritet," është shprehur Hermann Plumm për DËelle.
"Ne si GIZ dhe shumë donatorë të tjerë në Shqipëri do të dëshironim të mbështesnin qeverinë dhe bashkitë që të krijojnë një sistem që fillon nga fillimi dhe jo nga fundi i hierariksë," ka deklaruar Plumm.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
36.2%
-
Më keq
46.3%
-
Njësoj
17.5%
Vota total: 622
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Incidenti ndaj Vjosa Osmanit si mesazh se kë preferon shumica e re e Shkupit në Kosovë
2 Gusht, 22:46
-
Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, Rrumbullaku urdhëron pezullimin e drejtorit të Rrugores Altin Qato
2 Gusht, 22:17
-
'Me njerkën e tyre', Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frroku
2 Gusht, 22:09
-
SHBA/ Trump: Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë ishte një fitore e Vladimir Putin
2 Gusht, 22:08
-
Sondazhet në Shqiptarja.com/ Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali në krye të Kuvendit, ja cili ishte mendimi i qytetarëve
2 Gusht, 21:44
-
Itali/ Qëlloi me thikë bashkëatdhetarin pas një debati, arrestohet 44-vjeçari shqiptar
2 Gusht, 21:41
-
Kërcënohet me vdekje drejtori artistik i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike 2024
2 Gusht, 21:17
-
SHBA/ Zyrtarisht kandidate, Kamala Harris merr votat e nevojshme të demokratëve për të qenë përballë Trump në zgjedhjet presidenciale
2 Gusht, 21:15
-
Francë/ Kishte shkuar si turist në Francë, shqiptari kapet duke shitur kokainë! Dënohet me 8 muaj burg
2 Gusht, 21:00
-
Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët
2 Gusht, 20:51
-
Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital
2 Gusht, 20:04
-
Spahiu: Ja pse Tavo do fitojë me 200 vota diferencë Himarën, kundër aleancës PD + Athinë
2 Gusht, 19:58