Vasili nuk e përmend në asnjë takim, qytetarët: Po Luan Ramën ta votojmë apo jo o Titi se po na bëni konfuz

Vasili nuk e përmend në asnjë takim, qytetarët: Po Luan Ramën ta votojmë apo jo o Titi se po na bëni konfuz

Luan Rama dhe Petrit Vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përmes rrjetit të tij social Faceebok, ditët e fundit ka promovuar kandidatet gra dhe vajza të LSI-së, duke i bërë thirrje qytetarëve të votojnë për ato, por ndërkohë ka “lënë pas dore” kandidatin Luan Rama.

Për herë të dytë Vasili ka promovuar në rrjetet sociale kandidaten e cila renditen e 9, Anxhela Shehaj, ndërkohë nuk ka thënë asnjë fjalë në asnjë nga takimet e tij për kryesuesin e listës së LSI në Vlorë, Luan Rama.

Kjo ka shkaktuar konfuzion tek votuesit të cilët edhe kanë reaguar me komente ndaj Vasilit, duke i shkruar: “Po Luan Ramën ta votojmë apo jo o Titi se po na bëni konfuz?!…”.

Lidhur me ketë që në dukje vjen si përçarje brenda grupit ka pasur edhe një reagim nga Luan Rama, për Report Tv i cili ka deklaruar se nuk ka shans asnjë individ që t'ia heqë emrin nga lista. Ai theksoi se është zëvendës kryetari i LSI-së dhe se kryeson listën e kandidatëve për deputetë në Vlorë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin