Vasili e ka ngritur edhe më parë këtë shqtësim dhe pretendon se skandali i supozuar prej tij prek vlerën e 2 miliardë eurove. Këto para, sipas deputetit të LSI-së, janë fatura që duhet t’i paguajë Shqipëria kompanive të ndryshme private, për shkak të gjyqeve të humbura në arbitrazh ndërkombëtar ndaj tyre.
Vasili nuk e thotë se cilat janë kompanitë apo rastet në fjalë, por mjaftohet që në rrjetin social Facebook të ngrejë sërish alarmin.
Ja statusit i plotë i Vasilit
Kryeminister boll u trembe, fol per 2 miliardë eurot, kursejua shqiptareve nje 97' te dyte!
Skandali i 2 miliard eurove eshte me i rendi, qe mund te imagjinohet. Kryeministri e ka prej kohesh ne tavoline.
Kryeministri nuk flet nga frika e madhe per pushtetin e tij sepse e di mire qe ky skandal i 2 miliard euro-ve e rrezon per 24 ore.
Ai eshte pergjegjes direkt per disa nga keto gjyqe pasi i ka frymezuar e mbeshtetur personalisht veprimet antiligjore dhe per demin kolosal financiar qe ka ardhur prej ketyre veprimeve.
Skandalin nuk e ka zbuluar opozita, por Avokatura e Shtetit,e cila e ngriti me shume te drejte dhe pergjegjshmeri kete afere gjigande.
Humbja e 2 miliard eurove eshte nje tragjedi me dimensione politiko shoqerore te ngjashme me tragjedine e vitit 97'.
Kryeministri lodhet kot duke u fshehur.
Te gjithe e dine qe kur te ndodhe kjo tragjedi, kryeministri do te ike duke i lene pas zjarrin Shqiperise, njelloj si ata qe ne 97' pasi i vune zjarrin iken nga vendi.
Shqiperia dhe shqiptaret lenguan per vite te tera pasojat e 97".
Ndaj kryeministri nuk ka asnje te drejte qe te heshte më, sepse Shqiperia nuk eshte prone e tij.
Kryeminister kurseja Shqiperise nje 97' te dyte.
s.k/Shqiptarja.com












