Vasili rezerva për Bordin e ONM:
​Mekanizëm ekstra-kushtetues

Vasili rezerva për Bordin e ONM:<br />​Mekanizëm ekstra-kushtetues
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, shpreh rezerva për ngritjen e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).
 
Bordi i ONM u ngrit javën e kaluar, pas mbërritjes në Shqipëri të ekspertëve nga BE dhe SHBA, të kryesuar nga spanjollja Genoveva Ruiz Calavera.
 
I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo", Vasili ngriti pikëpyetje për rolin e këtij bordi, duke theksuar se është një mekanizëm ekstra-kushtetues.
 
Sipas tij, nuk dihet as kush e ngriti këtë bord si dhe nuk dihet as roli dhe funksioni i tij.

"Jam njohur ditë më parë, për krijimin e një bordi Ndërkombëtar Monitorimi. Kushtetuta flet për ekspertë të cilët krijojnë Operacione Ndërkombëtare të Monitorimit. Këtu është ngritur edhe një bord. Është e paqartë. Nga mediat jam njohur. Pasi ky komunikim lidhur me ONM nuk përfshinte në dikasteret për informim Ministrinë e Drejtësisë, u la jashtë komunikimit. Arsyet e i kam të paqarta. Edhe faksimilet i kam parë përmes mediave. Të cilat nuk i disponoj as sot e kësaj dite, ku ishin zv/shef të misioneve të BE-së në Tiranë, të ambasadës amerikane e të tjerë punonjës të ambasadave të cilët do punonin si interlokutorë. Pra, ishte një mekanizëm ekstra-kushtetues, pasi kushtetuta flet qartë, ka ekspertë të cilët propozohen nga SHBA dhe BE, ky operacion komunikimin shteti shqiptar duhet ta mbajë me BE-në, këta ekspertë janë propozuar dhe emrat e tyre janë bërë publik", u shpreh Vasili.

Vasilit tha gjithashtu se anëtarët e bordit të ONM janë përfaqësues politikë.

"​Këta duhet të ishin profesionistë apolitikë. Bordi i cili është ngritur është bordi të cilët janë njerëz funksionarë nga BE, pra janë politikë". 


 
Z.Vasili, z.Lu ishte në zyrën tuaj pas marrjes së detyrës së Ministrit. Çfarë u diskutua në këtë takim?
Sigurisht fokusi ishte te reforma në drejtësi. Unë theksova që kjo reformë ka nevojë për profesionalizëm, paanshmëri dhe respektim të legjislacionit në fuqi. Pra, atë çfarë ka përcaktuar kushtetuta dhe paketa me 7 ligjet. Nuk ka vend për devijimet ndaj tyre, por një respektim rigoroz. Problemet në zbatimin e saj janë jo të pakta. S'kemi arsye të ndërtojmë mekanizma të reja që ligji nuk i kërkon.
 
Pse po kërkohen mekanizma të reja?
Jam njohur ditë më parë, për krijimin e një bordi Ndërkombëtar Monitorimi. Kushtetuta flet për ekspertë të cilët krijojnë Operacione Ndërkombëtare të Monitorimit. Këtu është ngritur edhe një bord.
  
Kush e ka ngritur bordin?
Është e paqartë. Nga mediat jam njohur. Pasi ky komunikim lidhur me ONM nuk përfshinte në dikasteret për informim Ministrinë e Drejtësisë, u la jashtë komunikimit. Arsyet e i kam të paqarta. Edhe faksimilet i kam parë përmes mediave. Të cilat nuk i disponoj as sot e kësaj dite, ku ishin zv/shef të misioneve të BE-së në Tiranë, të ambasadës amerikane e të tjerë punonjës të ambasadave të cilët do punonin si interlokutorë. Pra, ishte një mekanizëm ekstra-kushtetues, pasi kushtetuta flet qartë, ka ekspertë të cilët propozohen nga SHBA dhe BE, ky operacion komunikimin shteti shqiptar duhet ta mbajë me BE-në, këta ekspertë janë propozuar dhe emrat e tyre janë bërë publik. Këtyre ekspertëve u duhet krijuar e gjithë logjistika për të kryer funksionin e tyre. Këta duhet të ishin profesionistë apolitikë. Bordi i cili është ngritur është bordi të cilët janë njerëz funksionarë nga BE, pra janë politikë.
 
Keni kërkuar shpjegime?
Kam kërkuar shpjegime dhe pres të marr sqarime nëse do më jepen.
 
Çfarë do bëjë ky bord?
Është i paqartë. Nuk përcaktohen as funksionet dhe as detyrat. Ky dokument ka disa ditë që ka dalë në media dhe kjo më shtyri kuriozitetin, se në fakt kemi pasur vështirësi për t'i parë.
 
Ende jemi të paqartë sesi do të bëhet procesi i vettingut, i kurimit të sistemit të drejtësisë. Heqja e vizës nga një gjykatë do të thotë humbje e vendit të punës?
Unë nuk besoj që çështja e një gjyqtari apo prokurori fillon dhe mbaron puna e tij te refuzimi i një vize, pasi së pari nuk duhet të jetë kështu. Është një rrethanë që rëndon vlerësimin. Por, unë mendoj që nuk duhet të konsiderohej si e tillë. Treguesi i vetëm dhe i qartë i integritetit të punës është çfarë kanë bërë dhe sa e kanë zbatuar ligjin. Gjithçka të vlerësohet në raport me ligjin. Vendime të dhëna të drejta që s'janë atakuar nga shkallët e tjera janë një plus i madh për prokurorët.
 
Po flitet se këtë paketë ligjore e kanë hartuar ekspertët e Fondacionit Soros...
Fondacioni Soros ka qenë mbështetësi kryesor dhe kjo është pohuar publikisht. Dhe roli i fondacionit ka qenë shumë i madh dhe këtu s'ka pasur më vend për diskutime. S'kanë munguar as falenderimet.
 
Drafti i parë shkaktoi shumë polemika çka e detyroi komisionin që ta çonte në Venecia për tre herë...Pse?
Drafti që u çua herën e parë, siç e dini u shoqërua me mjaft komente si nga LSI, PD, çoi mjaft komente nga ana e saj, të cilat ishin të gjitha objektive. Ishte e dobishme pasi Komisioni i Venecias pati një reflektim të rëndësishëm dhe mjaft çështje u përmirësuan dhe u ndryshuan.
 
Kur nis Vettingu? Kur do ngrihet Byroja e Hetimit?
Procesi për vettingun ka filluar të lëvizë, kanë aplikuar kandidatët. Është hedhur shorti për KED, që do seleksionojë kandidaturat për në institucionet e drejtësisë. Ky proces kërkon bashkëpunim dhe konstruktivitet. Pa këtë do kemi vështirësi të reja dhe pengesa të reja.
 
Ka zëra që thonë se ky koalicion ka mbaruar?
Unë s'e kam dëgjuar këtë. Koalicioni është në funksionim dhe unë jam këtu në funksion të funksionimit të këtij koalicioni.
 
Ka pasur paralajmërime nga z.Meta që nëse PS i ka 71 vota ne tërhiqemi...
Besoj që ka qenë një nga deklarimet më të qarta dhe një nga përgjigjet më të qarta se cili është raporti i LSI me jetën politike të vendit. Është një raport jo i lidhur me karrigen e pushtetit, por me problematikën e vendit dhe ekuilibrat politikë. Është një parti që gjysmën e kohës së saj e ka kaluar në opozitë, 2003-2009 dhe ideja që LSI është përcaktuese ose në qeverisje ose në opozitë, është përcaktuese. Pra, kush i bën numrat pa LSI, është i lirë të qeverisë. 
 
Duket si dëshmi force...
Sesa i fortë është Meta këtë opinioni publik e njeh. Kurajo dhe forca për të punuar kanë qenë ato që e kanë dalluar me kohë. Kush përpiqet të krijojë idera dhe iluzione të cilat as Meta e as LSI s'i ndanë si ata, ishte momenti për të thënë qartë si qëndrojnë gjërat. Këtë raport kemi ne me politikën.
 
Pse ky tension brenda koalicionit atëherë?
Nuk kemi tension. Ne jemi këtu korrekt, i qëndrojmë marrëveshjeve deri në fund. Nëse kombinacione të reja e bëjnë të panevojshëm rolin e LSI, atëherë për ne s'ka asnjë problem.
 
Ku do pozicionet LSI në zgjedhjet e 18 qershorit? Është përjashtuar koalicioni me PD. Dilema është do jeni me PS apo me një pol të tretë?
Mua më pëlqeu shumë qëndrimi i djeshëm i ministrit Panariti dhe besoj se ajo do të jetë lajtmotivi i qëndrimit tonë politik. Ia sugjeroj dhe medias. Populli, opinioni, publiku pret punë, pret rezultate dhe jo biseda koalicionesh. Sot kemi qeverisje, koalicioni është në punë dhe ka për detyrë të çojë deri në fund punën e nisur. Çdo minutë në qeverisje është i çmuar. LSI ka qenë shumë e qartë, do ketë një forum të madh politik si Konventa e cila i merr në diskutim këto çështje. Ne duhet të mbarojmë rregullat e lojës në radhë të parë, pasi kemi një Kod zgjedhor në diskutim.
 
Jeni që të vazhdojë ky koalicion? Apo gjithkush të provojë forcat në 18 qershor?
Ne jemi në rrugë e sipër për Kodin Zgjedhor. S'e kemi zënë me dorë, s'e dimë me çfarë rregullash loje do shkojmë në zgjedhje. LSI ka konkurruar në tre zgjedhjet parlamentare, 2 herë ka konkurruar vetëm dhe njëherë në koalicion, pra edhe vetëm, edhe në koalicion dhe ka marrë rezultate të kënaqshme.

Ju do pranoni që koalicioni të vijojë edhe me PDIU?
S'kemi bërë debat brenda koalicionit. Kemi një marrëveshje me PS që është ngjizur më 1 prill, kësaj marrëveshje i kemi qëndruar dhe i qëndrojmë. S'kemi asnjë koment.
 
Reforma Zgjedhore pse ka ngecur?
Ka pasur mungesë vullneti nga opozita për të ecur përpara. S'ka pasur konstruktivitet. Opozita mund të vinte të ulej dhe të diskutohej, pasi ka një të drejtë të madhe siç është e drejta e vetos. Në vend që të kthehej në favor të madh koha e vënë në dispozicion, vijojmë të sillemi në mënyrë të prapambetur si në rastet e tjera.
 
Në LSI aplikoni votimin elektronik, ndërsa në komisionin e reformës jeni kundër...Pse ky dyzim?
Nuk ka dyzim. Brenda LSI ne kemi punuar rregulla të një moderniteti të lartë. Ne kemi vendosur transparencën absolute si shpenzimet të cilat i publikojmë online. Pra, brenda forcës tonë politike i kemi imponuar këto standarde. Nëse OSBE/ODIHR na garanton që votimi elektronik funksionon në të gjithë vendin, ne jemi gati. Në të kundërt nuk mund t'i hyjmë një aventurë.
 
Krijimi i koalicioneve ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm?
Nuk gjej ndonjë lidhje me këtë çështje. Zgjedhja e presidentit është një proces i ndarë. Ka qëlluar që është në periudhën zgjedhore.
 
E zgjedh ky parlament?
Interpretimi ligjor thotë këtë gjë, pra, duhet të ndodhë brenda kësaj legjislature.
 
Do të jetë i LSI-së?
Formula e zgjedhjes së Presidentit mundëson pas disa radhëve zgjedhjen me 71 vota. Numrat e thonë këtë gjë. Procesi më pas se si do të "lindë" presidenti i ardhshëm do jetë një proces diskutimi në tavolina.
 
Nëse ju propozojnë do ta pranoni?
Gjëja kryesore dhe e vetme që kemi në procesin zgjedhjes së presidentit është që të jetë sa më gjithëpërfshirës. Do isha i lumtur të përfshihej dhe opozita e të arrihej të zgjidhej një presidenti konsensualisht. Ju e dini që në zgjedhjen e presidentit aktual, Ilir Meta ka insistuar që të kishte takim mes Ramës dhe Berishës, sepse presidenti është simbol i unitetit shqiptar. Dhe të vinim në këtë normalitet zgjedhjesh si në Gjermani, Greqi, Italia fqinje ku zgjedhja e presidentit ka qenë moment bashkimi dhe jo ndarje. 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?