Vasili rrëzon PD: Jo shtyrje të
zgjedhjeve për votimin elektronik

Vasili rrëzon PD: Jo shtyrje të<br />zgjedhjeve për votimin elektronik
Lëvizja Socialiste për Integrim rrëzon pretendimet e Partisë Demokratike për votimin elektronik.

Zv/kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh në "45 minuta" nga Denis Minga në Report TV se zgjedhjet e 18 qershorit nuk mund të shtyhen për shkak të kërkesës së PD, pasi data mund të ndryshohet vetëm për arsye madhore dhe votimi elektronik s'është i tillë.
 
Sipas Vasilit, koha në dispozicion për përshtatjen e teknologjisë për votimin elektronik është e pamjaftueshme. Megjithatë, LSI kërkon që të merret mendimi i OSBE-së për këtë çështje.
 
"Nuk ka kohë për përdorimin e elektronikës në këto zgjedhje por le të marrim mendimin e ekspertëve të OSBE për këtë çështje", u shpreh Vasili.
 
Numri dy i LSI-së vlerësoi koalicionin me Partinë Socialiste, i cili sipas tij ka bërë reforma madhore që nuk janë realizuar për 25 vjet.
 
Vasili nuk dha detaje për koalicionin e LSI-së në zgjedhjet e ardhshme pasi kjo parti sipas tij është në koalicion dhe qeverisë i duhet të kujdeset për fatet e vendit para se të shqetësohet për zgjedhjet.

"Koalicioni ka bërë reforma madhore që nuk janë berë në 25 vjet. Kjo nuk është diçka që e them unë por edhe ndërkombëtarët. Reformat e mëdha dhe qëndrueshmëria ekonomike tregon për sens pozitiv", theksoi Vasili.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?