Vasili sulmon Ramën: Gënjeu
keqas me programin e qeverisë

Vasili sulmon Ramën: Gënjeu<br />keqas me programin e qeverisë
Ish-kryetari i LSI, aktualisht kryetari i grupit parlamentar të kësaj force politike, Petrit Vasili, ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Vasali shkruan në faqen e tij zyrtare në “Facebook” se Rama gënjeu keqas me programin e qeverisë.

Duke renditur disa nga premtimet e Ramës më 25 qershor, kryetari i grupit të LSI shkruan se ai i “harroi” këto premtime gjigante brenda pak ditësh dhe nuk tha asnjë çerek fjale për to.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit:

Kryeministri gënjeu keqas me programin e qeverisë. Gjithmonë akuzon të gjithë dynjanë ky kryeministri ynë, se i bien më qafë, se i hedhin baltë, se nuk e kuptojnë.
Por, që t’i thuash mashtrues kur ai pa u skuqur fare gënjen edhe me shkrim, nuk është hedhje balte besoj.
Më konkretisht, në 25 qershor ky mashtruesi kryeministër premtonte:
1. Krijimin e 220 mijë vendeve të reja të punës në mandatin e dytë.
2. Që brenda mandatit të dytë, paga minimale do të arrijë 30 mijë lekë.
3. Që norma e papunësisë të ulet për herë të parë nën nivelin dyshifror (8.2 përqind) pas më shumë se dy dekadash.
4. Që do të kishte 25% rritje të të ardhurave të disponueshme të popullatës.
Këto ishin premtimet bubulluese në programin e tij “Shqipëria që duam”.
Në programin e qeverisë, që paraqiti para pak ditësh, na fliste edhe për qendrat historike të Rehovës, Thethit etj., por këto premtime gjigante i "harroi" brenda pak ditësh dhe nuk tha asnjë çerek fjale për to.
Ky është mashtrim i ligë dhe ofendues për çdo shqiptar, që ka respekt për veten.
Sa për kryeministrin; ky është rehat, se si shkollëpak që është mjafton t’i vënë ca faqe përpara, që boll të kenë dizajn të bukur dhe ky varda reciton duke djersitur e dihatur për të gënjyer sa më shumë e sa më fort.

Redaksia Online
D.Ç.Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin