Vasili-Tahirit: Arrestimi i Kelmend
Balilit, kërkesë e zyrtarëve të SHBA

Vasili-Tahirit: Arrestimi i Kelmend<br />Balilit, kërkesë e zyrtarëve të SHBA
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i është përgjigjur ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në lidhje me deklaratat për mbledhjen e Këshillit të Sigursë Kombëtare.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta iu drejtua me një kërkesë Presidentit Bujar Nishani. Reagimi i Tahirit ishte se një qëndrim i tillë është absurd pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk u mblodh për Lazaratin. 

Sipas Vasilit, angazhimi i institucioneve për kapjen e Kelmend Balilit ishte një kërkesë nga zyrtarët e lartë amerikanë gjatë vizitës së tij në SHBA.  

"Se cilat janë reagimet lidhur me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit nuk besoj se ka nevojë të bëj komente, po ja lë publikut të gjerë që t’i vlerësojë se cilat janë këto komente, edhe motivet pse bëhen. Po përsa i takon çështjes në fjalë, edhe rastësia është një ndihmë për mua, pasi unë pata mundësinë dhe fatin të isha i pranishëm në një takim të shkëlqyer që Kryetari i Kuvendit, z. Meta zhvilloi gjatë vizitës së fundit në SHBA, me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, që mbulon luftën ndaj drogës dhe krimit të organizuar, Ambasadorin Eilliam Broënfield, i cili shprehu satisfaksion shumë të madh për bashkëpunimin e mrekullueshëm që kishte ekzistuar për reformën në drejtësi. Realizimi me sukses të plotë i të cilës është në sytë e juaj, por sigurisht ishte një vlerësim maksimal dhe nga autoritetet më të lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan. Por i vetmi shqetësim që Ambasadori Broënfield ngriti në këtë takim, dhe si personi më i lartë përgjegjës në luftën kundër drogës në SHBA ishte mosndalimi i Klement Balilit. Dhe Ambasadori Broënfield qartësisht i kërkoi z. Meta që të nxiste autoritetet shqiptare që të bënin gjithçka për këtë çështje, pasi ky problem ishte një shqetësim të cilin ai e ngriti dhe ia kërkoi në mënyrë të qartë z. Meta, kërkoi mbështetjen e tij për të nxitur autoritetet. Gjithashtu, në memorien tuaj është akoma e freskët që disa javë më parë Ambasadori i SHBA-ve, z. Lu ka pasur prononcime të qarta publike e shumë të hapura me shqetësimin për mosbashkëpunim midis institucioneve shqiptare dhe në raport me partnerët amerikanë të cilët kanë qenë shumë aktiv dhe në vijën e parë të ndjekjes së kësaj çështjeje lidhur me mosarrestimin e Klement Balilit", u shpreh Vasili.

Pyetje nga gazetarët:

Pyetja logjike dhe e vetme që shtrohet është kjo: Cili do të ishte reagimi i Kryetarit të Kuvendit z. Meta pas një kërkese shumë të qarta të Ndihmës së Sekretarit të Shtetit Amerikan, por edhe prononcimeve të Ambasadorit të SHBA-ve?
Përgjigja mund të ishte vetëm një dhe një përgjigje institucionale. Dhe institucioni i vetëm kushtetues që i grupon të gjitha autoritetet më të larta në fushën e sigurisë është Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe zgjidhjet do të ishin sigurisht institucionale dhe përgjigjet sigurisht do të ishin institucionale, pasi normalisht ky këshill ka të drejtën dhe tagrin të bëjë analizat dhe të nxjerrë përfundimet. Sigurisht brenda përfundimeve dhe përgjegjësitë konkrete. Dhe z. Meta këtë ka bërë, ka bërë shumë mirë që e bëri këtë gjë dhe njëkohësisht në momentin që ndodhemi është në vlerësimin e Presidentit të Republikës për të aktivizuar apo jo Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe për të ndërtuar platformën e këtij takimi të këshillit, që përveçse do të nxisë pozitivisht dhënies përgjigjeje të një shqetësimi që ka kaluar oqeanin tashmë, do të ishte dhe një përgjigje shumë e mirë që edhe qytetarët shqiptarë e presin për çështje të tilla delikate, por me një rëndësi kaq të madhe siç është rasti në fjalë për të demonstruar edhe vullnet të fortë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe drogës në Shqipëri. 

Pra, ju po thoni se z. Meta ia dërgoi këtë shkresë Presidentit të Republikës pasi mori mesazhin nga z. Broënfield?
Besoj që përgjigja ime shumë e qartë; cila ishte nxitja, cili ishte shqetësimi amerikan i marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe shqetësimi i Ambasadorit amerikan këtu në Tiranë ka qenë po kaq i qartë. Dhe besoj se ky qëndrim institucional është jo vetëm për t’u përshëndetur, por është edhe rruga ku duhet të hyjnë qëndrimet në Shqipëri, të cilët duhet të jenë institucionale dhe jo informale. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

3-mujori, importet e karburanteve dhe birrës, rritje dyshifrore, kafeja me rënie

3-mujori, importet e karburanteve dhe birrës, rritje dyshifrore, kafeja me rënie