Vasili: Terror dhe para të pista
zgjedhjeve u vendos notën ‘2’

Vasili: Terror dhe para të pista<br />zgjedhjeve u vendos notën ‘2’
Kryetari i LSI, Petrit Vasili pavarësisht se pranoi rezultatin e zgjedhjeve, shprehet se gjatë procesit u ushtrua presion dhe terror nga policia, e inspiruar nga Rilindja, ndërsa u përdorën edhe para të pista.
 
Strategji policore për dhunë, të inspiruar nga Rilindja. Këta komisionerë dhe vëzhgues krijuan themelin për atë që do të jetë zëri qytetar, pasi të gjitha barrierat ndaj krimit kanë rënë, duhet ngritur një mur i madh për ta mbrojtur.
 
Klima, strategjia e terrorit dhe përdorimi i parave të pista bëjnë që nota ime për procesin zgjedhor të jetë 2
” thotë ai.
 
Vasili: Ankesat i kemi çuar në SHBA
Vasili deklaron se shqetësimet për procesin zgjedhor janë dërguar deri në SHBA, ndërsa do të publikohen edhe fakte në vazhdim për atë që ka ndodhur, sipas tyre.
 
Shqetësimet janë ngritur, janë përcjellë në instancat ndërkombëtare deri në SHBA, procesi do të vazhdojë, ka shumë fakte, o i bëjmë të ditura për cdo qytetar.
 
Ka ende kuti që po numërohen nuk kemi arsye të flasim për rezultate paraprake, në fund të procesit do të flasim. Në njësinë 5 ka një rritje të LSI
” theksoi ai nga njësia nr. 5 në Tiranë, ku ndoqi procesin e numërimit.
 
LSI godet PD: Ne opozita e vërtetë
Kryetari i LSI, thotë se forca që ai drejton do të jetë opozita e vërtetë në Kuvend, ndërsa për PD shprehet se Basha ka pasur një natë më të lumtur seç duhet në 17 Maj.
 
Procesi do të vazhdojë me rreptësi të madhe, do të kemi një pozicion të hekurt. Për fat të keq ka pasur rol të munguar të opozitës, ka pasur një natë më të lumtur seç duhet në 17 Maj.
 
Ky gjumë mund të akaparonte më shumë Shqipërinë, por ne jemi këtu.
 
Do të kemi më në fund opozitë. Një zë që ka munguar, kjo gjë do të ndodhë tani. 4 vjet kemi pasur një heshtje vrastare nga ata që konsideroheshin opozitë
” përfundoi ai.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......