Vasili: Testi i mjekëve poshtërim
E vetmja zgjidhje është tërheqja

Vasili: Testi i mjekëve poshtërim<br />E vetmja zgjidhje është tërheqja
TIRANE – Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili rithekson qëndrimin e tij se testimi i mjekëve është i paligjshëm dhe se e vetmja zgjidhje në këtë rast është tërheqja e qeverisë. Vasili i cili ka qenë ministër gjatë qeverisjes së djathtë u shpreh se pyetjet që janë menduar për provimin e bluzave të bardha nuk janë aspak profesioniste. 

“Unë personalisht kam shprehur në disa raste kundërshtinë time lidhur me paligjshmërinë sepse trondit çështjen e legalitetit. Nuk ndërmerren veprime kundër legjislacionit. Procesi ka rënë dhe me bërjen publike të pyetjeve, të cilat nuk kanë lidhje me mjekësinë. Dhe ata që i kanë përpiluar nuk kanë lidhje me profesionistë të mjekësisë. Të tillë duhet të kenë qenë ata që i kanë përpiluar, nuk kanë lidhje me profesionistë të QSUT që duhet t’i nënshtrohen të parët këtij testi. Pyetjet kanë një dozë të lehtë humori, edhe ju mund të ktheni përgjigje (duke iu drejtuar gazetarëve) me metaforë figurative por jo me kuptim profesional, është poshtërim profesional. Zgjedhja inteligjente dhe gjakftohtë është një tërheqje e menjëhershme dhe ecja përpara me reforma. Testi është i paligjshëm dhe tërheqja nuk është gjë tjetër veçse kthim në normalitet”, - u shpreh Vasili duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për këtë çështje.

Vasili: S'kam pakenaqesi ndaj mjekesise, por nuk ecer para me keto teste
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është shprehur i vendosur për të vazhduar përpara me testimin e mjekëve. I pyetur nga gazetarët nëse do të duhej një interpelancë në Parlament me ministrin për këtë cështje, Vasili u përgjigj:
Nuk kam arsye për interpelancë. Shqetësimi është bërë dhe në komisione, është shprehur dhe nga grupet e profesionistëve dhe urdhrat përkatës, ndaj besoj që rruga institucionale është mbaruar. Nuk kam pakënaqësi ndaj mjekësisë, mjekët të bëjnë përpara por jo me këto teste profesionale”.

Vasili: Mjekët protesta se nuk pranojnë dekualifikimin profesional
Vasili u shpreh se qëndrimi i tij nuk lidhet me protestat që kanë mbajtur bluzat e bardha kundër këtij testimi, por me faktin që pyetjet prekin profesionalitetin e mjekëve.
 
“Nuk ka lidhje me protestat, ato janë reagim i fortë ndaj mospranimit të dekualifikimit profesional. Hapi i vetëm është tërheqja nga një praktikë e tillë”, tha Vasili.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn