Një vatër zjarri e shtrirë në tri pika me intensitet të lartë raportohet në Lezhë, sipas një kontrolli të kryer me dron. Për fikjen po kërkohet ndërhyrje nga ajri. Nga verifikimet e bëra sot në mëngjes janë konstatuar 10 shtëpi të djegura.

Kurbin, situata mbetet e njëjtë pasi zjarri vijon të djegë bar në një vijë prej 3-4 kilometrash. Ndërhyrja me mjete e forca tokësore nuk është e mundur, ndërsa nga ajri është vështirë shuarja e plotë e zjarrit për shkak të shpërndarjes nga era.

Në fshatrat Kalivaç e Zimaj, raportohet paraprakisht të jenë djegur 200 hektarë. Shkalla e plotë e dëmeve është ende në vlerësim.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:48
Zjarr në Greps të Niklës, flakët djegin pyje e shkurre (VIDEO)

 

Një vatër zjarri është regjistruar në Greps të Niklës. Zjarrfikëset nga Kruja e Tirana po përpiqen të lokalizojnë flakët e favorizuara nga era, të cilat po përhapen drejt pyjeve e shkurreve.

P.J/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22

    Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?