Atentat në Ndërfushaz të Mirditës ku ka mbetur i vrarë Viktor Bardhi. Në Munaz është gjendur edhe makina e djegur e autorëve.
"Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.
Pistë hetimi dyshohet përplasja ndër vite me fisin Reçi. Viktor Bardhit, brenda 3 viteve i vranë vëllanë Martin Bardhi dhe nipin Kristian Bardhi.
Lajm në përditësim...

Martin Bardhi dhe Kristian Bardhi
Një kalvar përplasje mes fisit Bardhi dhe Reçi në Rrëshen ka prodhuar shumë viktima ndër vite. I radhës që humbi jetën ishte Viktor Bardhi, 65 vjeç, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushaz. Vetëm 3 vite më parë, Bardhit i ishte ekzekutuar i vëllai, i cili po ashtu dyshohet se u u vra për hakmarrje në shtator 2023. Martin Bardhi u qëllua me breshëri plumbash në lokalin e tij, i sapo dalë nga burgu. Ai ndodhej në tavolinë me 3 të afërm të tij, kur 2 autorë të maskuar zbritën nga një mjet dhe qëlluan me breshëri kallashi. Martin Bardhi mbeti i vrarë në vend, ndërsa tre të afërmit e tij u plagosën. Një muaj para se të vritej, Martin Bardhi kishte dalë nga paraburgimi i Lezhës, i arrestuar për një tentativë për të vrarë Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit, i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020.
Ndërkohë në janar 2025, Viktor Bardhit i ekzekutuan edhe nipin, Kristian Bardhi allias Marku. I riu u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 13 janarit 2025, ndërsa autorët që dyshohet se kanë qenë 3, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës. Nga kjo pikë, autorët e kanë ndjekur me makinë dhe më pas e qëlluan më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip Shars. I riu mori 3 plumba në trup dhe makina që udhëtonte, pas atentatit është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar.
Në vitin 2023, Kristian Marku është skeduar nga policia si i dyshuar për një tentativë për të ekzekutuar nipin e Kastriot Reçit, Saimir Reçin në 26 marsin e dy viteve më parë. Policia nuk arriti të provonte përfshirja e tij në këtë ngjarje dhe arriti të fitojë lirinë. Por pas kësa tentative për vrasje, të riut ii vranë xhaxhanë Martin Bardhi.







Komente
Komento