Një tjetër vatër zjarri u regjistrua mesditën e kësaj të premteje në pyjet e Fushë-Arrëzit.

Flakët përfshinë një sipërfaqe me drurë pishe pranë fshatit Tuç, duke rrezikuar të përhapeshin drejt zonave të banuara.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit Zjarrfikës të Fushë-Arrëzit, zjarri u vu nën kontroll, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe shërbimi pyjor vijuan punën deri në shuarjen e plotë të vatrës.

Kjo është vatra e tretë e zjarrit e regjistruar këtë sezon në pyjet e Fushë-Arrëzit dhe dyshohet se edhe kjo është e qëllimshme.

E njohur si kryeqendra e pyjeve në vend për shkak të sipërfaqes së madhe pyjore, Fushë-Arrëzi ka pësuar dëme të konsiderueshme nga zjarret ndër vite, ndërsa vetëm gjatë vitit të kaluar u dogjën mbi 100 hektarë pyje.


Lajmi kryesor:

Zjarret, 8 vatra aktive në vend! Në Cikallesh të Kavajës rrezikohen banesat, ndërhyhet me avion! Digjen 180 ha pyje në Mallakastër (VIDEO)