Pavarësisht motit të keq mijëra pelegrinë u mblodhën të dielën në sheshin e madh të Vatikanit ku morën edhe bekimin e Papës.

Nga Bazilika e Shën Pjetrit, Papa Benedikti i XVI bëri thirrje edhe një herë për paqe në botë. Ati i shenjtë u drejtua mijëra pelegrinëve, duke thënë: “Ndërkohë që ne jemi duke u lutur për bashkimin e të krishterëve unë do të dëshiroja edhe një herë, një lutje për paqe”, Sepse në konfliktet e ndryshme, që për fat të keq po ndodhin në këto momente, le të lutemi për t'i dhënë fund dhunës dhe për të gjetur kurajën për dialog dhe negociata”.

Gjithashtu udhëheqësi i Kishës Katolike tha se ai ishte i bindur se njerëzimi ka një prirje për paqe dhe u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të bëjë përpjekje të mëtejshme për të arritur paqen.

Një mesazh të tillë, Ati i Shenjtë e përcolli edhe në meshën e tij të parë të vitit 2013 ku bëri thirrje për paqe dhe ftoi për të ndërtuar një shoqëri të bazuar mbi të vërtetën dhe dashurinë në gjithë botën.

Ndërkohë në rrjetin social Twitter Papa shkruan mesazhin e parë në latinisht “lutu gjithmonë, drejtësi, duaje Zotin dhe të ecësh përulësisht me të”. Tani faqja e internetit e Papës në rrjetin shoqëror Twitter do të jetë edhe në latinisht dhe ndjekësit e Atit të Shejntë kanë arritur shifrën prej 2.5 milionë.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)