VATIKAN - E mbarë bota është përqëndruar ditën e nesërme tek nisja e Konklavës për zgjedhjen e pasardhësit të Benediktit të XVI-të.

Të martën pasi të shqiptohet formula tradicionale “extra omnes” – “Jashtë të gjithë” që shënon mbylljen e Kapelës Sistine, 115 kardinalët nga e gjithë bota do të fillojnë votimin e parë për zgjedhjen e papës.

Në një takim të fshehtë kardinalët do të votojnë dy herë në ditë deri sa zgjedhja e Papës së ri të bëhet.

Ndërkohë deri tani më i përfoluri si Papa i ri është arqipeshkvi i New York-ut, Timothy Dolan konsideruar si Woitila i ri, që përcjell fjalën e Zotit në rrjetin social Tëitter, më shumë se 100 mijë ndjekësve të tij. Për të mbështetur kardinalin Dolan, janë edhe shumë kardinalë italainë, si Bagnasco e Sepe, që kërkojnë tek papa i ri, një person plot energji dhe karizëm siç ishte papa polak Wojityla.

Gjithsesi, kardinalë nga Amerika Latine dhe Europa janë përmendur si në mediat laike ashtu edhe në ato kishtare si kandidatë të mundshëm.

Ethet e Konklavës sa vijnë dhe shtohen. Në internet tashmë me emrin Konklava janë krijuar dhe një sëre lojërash me emra si “Fantasy Conclava”, apo dhe “Sweet Sistine”.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)