VATIKAN - Në fjalimin vjetor me rastin e Krishtlindjeve, Papa Françesku ka bërë një kritikë thumbuese ndaj klerikëve të lartë të Vatikanit, duke thënë se administrata e Vatikanit është e sëmurë nga pushteti dhe lakmia.
“Ka shumë viktima të karrierizmit dhe oportunizmit, njerëz që nderojnë njerëzit dhe jo Perëndinë. Ata janë njerëz që shërbejnë duke menduar çfarë mund të marrin dhe jo çfarë kanë për të dhënë. Ata janë të vegjël, të pakënaqur, të frymëzuar vetëm nga egoizmi i tyre”, tha papa duke iu referuar kardinalëve që ndonëse kanë kohë që kanë dalë në pension, ushtrojnë ndikim ende në Vatikan.
Sipas Atit të Shenjtë, “administrata e Kishës Katolike duhet të ndryshojë, të përmirësohet dhe nëse ajo nuk e kritikon vetveten, nuk ec me kohën, nëse nuk përpiqet të përmirësohet, atëherë është një trup i sëmurë”. Papa Françesku është i pati joeuropian në postin e kreut të Kishës Katolike.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com