VATIKAN- Papa Françesku do të shkojë në Ankara dhe Stamboll më 28 dhe 30 nëntor për të takuar zyrtarët e lartë turq dhe patriarkun ortodoks, njoftoi sot zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi.
Të premten më 28 nëntor, papa do të mbërrijë në Ankara që është edhe pjesa më zyrtare e udhëtimit, ku do të takohet me përgjegjësit kryesorë politik të vendit dhe do të vizitojë mauzoleun e themeluesit të Turqisë laike dhe moderne, Kemal Ataturk.
Të shtunën do të shkojë në Stamboll, ku do të vizitojë Muzeun e Shën Sofisë, më pas Xhaminë Blu të Sulltanit Ahmet, ku papa Benedikti XVI kishte vajtur në nëtor 2006. Françesku më pas do të celebrojë meshën në katedralen katolike të Bizantit (Kostandinpojë).
Të dielën, papa Françesku do të marrë pjesë në një bekim ekumenik dhe në nënshkrimin e një deklarate të përbashkët me patriarkun, të konsideruar nga tradita kryetari i patriarkëve ortodoksë.
Kjo vizitë do të shoqërohet nga masa të rrepta sigurie ndërkohë që Turqia po jeton tensione të fuqishme për shkak të konfliktit në Irak dhe Siri, që kanë rigjallëruar gjithashtu tensionet mes kurdëve dhe turqve./ATSH/
/Shqiptarja.com