VATIKAN - Papa Francesku ka refuzuar apartamentin papnor në pallatin apostolik në Vatikan. Apartamenti papnor është gati, por Ati i Shenjtë preferon të vazhdojë të banojë në rezidencën e Shën Martës në Vatikan, e ndërtuar nga Papa Gjon Pali i Dytë pranë Bazilikës së Shën Pjetrit.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, At Federico Lombardi i cili shpjegoi se Papa Françesku po eksperimenton këtë formë bashkëjetese të thjeshtë dhe normale, me priftërinjtë e tjerë, që punojnë në Vatikan.
Duke marrë këtë vendim, kardinali nga Buenos Aires ka thyer një traditë e cila është më shumë se një shekull e vjetër.
Më tëj At Lombardi shpjegon se Papa Francesku do të vazhdoj të përdorë bibliotekën në katin e dytë të pallatit Apostolik ku do të ketë mundësi të takojë më shumë njerëz dhe të shkëmbejë mendime. Gjithashtu Papa do të marrë ushqimin e tij në dhomën e ngrënies së bashku me klerikët e tjerë.
Ky akt i Papës është një tjetër sinjal i fortë ndryshimi, pas dorëheqjes së papa Benediktit të XVI-të pas 600 viteve, i cili hyri në historinë e njerëzimit për dorëheqjen e tij nga Kreu i Kishës Katolike.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com