VATIKAN – Presidenti kubanez, Raul Castro në vizitë zyrtare


Presidenti kubanez, Raul Castro mbërriti sot në Vatikan, në vizitën e tij të parë ku do të takohet me papa Françeskun, theksoi një gazetar i AFP-së në vend.
I ardhur nga residenca e tij Sainte-Marther, papa mbërriti 10 minuta para tij për ta pritur në këtë takim shumë privat në një sallon të vogël në sallën e madhe Paul VI ku zhvillohen tubimet e mëdha në Vatikan.
Presidenti kubanez, Raul Castro u takua me papa Françeskun dhe e falenderoi për ndërmjetësimin e tij që mundësoi afrimin historik me SHBA-në", njoftoi zëdhënësi i Vatikanit.
Kjo vizitë e presidentit të ishullit komunist, që vinte nga Moska, ndodhi pak më shumë se katër muaj para etapës që do të nisë Jorge Bergoglio në muajin shtator në Havanë, në turin që do të nisë në SHBA.
Raul Castro, shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bruno Rodríguez Parrilla u prit për një orë në një sallon të vogël të sallës së madhe Paul VI.
"Raul Castro falenderoi papën për ndërmjetësimin e tij mes Kubës dhe SHBA-së", theksoi zëdhënpsi i Vatikanit Federico Lombardi./
/atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)