Shteti i Vatikanit do të emetojë një Pullë Postare në nderim të figurës së besimtares shqiptare, Nënë Terezës në prag të shenjtërimit të saj.
150 mijë pulla postare dedikuar Nënë Terezës do të hidhen në treg në datën 2 shtator.
Artisti Italian Patrizio Daniele e ka realizuar këtë pullë vlera e së cilës do të jetë 0.95 cent.
Në pullën postare besimtarja shqiptare shfaqet në dy momente; me buzëqeshjen e saj klasike plot mirësi si dhe ndërsa ecën dorë më dorë me një vogëlushe. Larg në sfond duket katedralja St. Paul e Kalkutës në Indi.
Kjo është hera e dytë që Shteti i Vatikanit hedh në treg një seri pullash dedikuar procesit të shenjtërimit të Nënë Terezës pasi në shtator të vitit të vitit 2003 është emetuar pulla postare dedikuar nisjes së proesit të Lumturimit të Nënë Terezës me vlerë 0.41 cent.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com