Vatikan, Shefi i Thesarit akuzohet
për abuzime seksuale në Australi

Vatikan, Shefi i Thesarit akuzohet<br />për abuzime seksuale në Australi
Një tjetër skandal përfshin Vatikanin dhe hijet e abuzimeve seksuale që njollosin figura të larta bëhen gjithnjë e më shumë publike.

Dhe këtë herë bëhet fjalë për një figurë të lartë të Vatikanit i cili akuzohet për abuzime seksuale.

Kardinali Australian George Pell arqipeshkv në Melburn dhe më pas në Sidnei akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të mitur gjatë kohës që ishte prift në Ballarat në vitet 1976-1980 dhe më pas arqipeshkv në Melburn 1996-2001.

Akuzat, sipas policisë në shtetin e Viktorias, lidhen me incidente të vjetra dhe janë bërë nga më shumë se një person.

Si  shefi i Thesarit në Selinë e Shenjtë,  76-vjecari Pell konsiderohet zyrtari i tretë më i lartë i Kishës Katolike.

Ai vetëmohon me forcë çdo akuzë ndërsa Papa e shkarkon duke i dhënë mudnësinë që të mbrohet përpara nëj cështjeje të tillë.

Në një deklaratë të lëshuar me këtë rast nga kisha, thuhet se “kardinali do të kthehet në Australi sa më shpejt që të jetë e mundur për të pastruar emrin e tij, pasi të këshillohet e të marrë dritën jeshile të mjekëve për të udhëtuar.”

Kardinali do të përballet me akuzat në 18 korrik të këtij viti.Pell ka qenë për dy dekada me radhë një prej figurave më të zëshme të Kishës Katolike në debatin mbi çështje polemizuese siç është ajo e homoseksualitetit.

Kisha katolike në të gjithë botën është përballur se fundmi me një seri historish të tilla ku priftërinjtë janë përfshirë në abuzime seksuale.

Pas zgjedhjes së tij në 2013 në krye të Vatikanit Papa Francesku krijoi një komision i cili do të shqyrtonte akuzat ndaj klerëikëve  dhe tashmë zbulon se një nga këshilltarët e tij më të lartë po përballet me akuzat për abuzim seksual.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren