VATIKAN - Një 49-vjeçar ka kërcënuar sot në mëngjes të hidhej nga kupola e sheshit “Shën Pjetër”. Forcat e Sigurisë së Vatikanit pas 10 minutash e kanë bindur, që të zbresë poshtë.

Mediat italiane shrkuajnë se personi në fjalë është me origjinë shqiptare, por nuk bëjnë të ditur emrin e tij.

Turistët, që kanë qenë në Sheshin Shën Pjetër kanë para nga afër skenën.

Nuk dihet ende motivi, që ka shtyrë shqiptarin të ndërmarrë tentativën për këtë akt ekstrem.

Redaksia Online
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)