Vatikani flet për herë të parë
për fenomenin e  “Fake News"

Vatikani flet për herë të parë<br />për fenomenin e  “Fake News ">
Papa Francesku ka folur për herë të parë për fenomenin e Lajmeve të rreme. Ati i shenjtë e ka dënuar këtë fenomen dhe është shprehur se lajmet e rreme mund të nxisin konflikte dhe të përhapin urrejtje.

“Drama e dizinformimit dhe e diskreditimit të tjetrit, prezantimi i tij si armik, deri në një demonizim që mund të nxisë konflikte. Lajmet e rreme zbulojnë praninë e qëndrimeve në të njëjtën kohë intolerante dhe tepër të ndjeshme, me rezultatin e vetëm që arroganca dhe urrejtja të përhapen”, është shprehur Papa.

Papa është shprehur se lajmet e rreme shpesh përhapen shpejt në mediat sociale por kjo jo për shkak të logjikës së shpërndarjes që karakterizon këto media por për shkak të etjes për pushtet dhe para.

“Të njëjtat motivime ekonomike dhe oportune të dizinformimit kanë rrënjët e tyre në etjen për pushtet, të kesh dhe të gëzosh, e cila në fund të fundit na bën viktima të një mashtrimi shumë më tragjik të çdo shfaqjeje: atë të së keqes, e cila lëviz nga gënjeshtra në gënjeshtër për të vjedhur lirinë e zemrës”, shtoi Papa.

Ati i Shenjtë ka folur edhe për profesionin e gazetarit për të cilin ka thënë se në ditët e sotem nuk është më një profesion por një mision real, i cili jo vetëm informon njerëzit por edhe i formon ata.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS